familja e heroit ne sydney na beri krenare 69402ce710658

Familja e heroit në Sydney: Na bëri krenarë!

December 15, 2025
1 minut lexim

Pamje nga spitali, ku po trajtohet burri që me guxim të jashtëzakonshëm arriti të çarmatosë një nga personat e armatosur gjatë sulmit, Ahmed al Ahmed, tashmë janë publikuar.

Chris Minns, kryeministër Neë South Wales në Australi, ka shkruar se “Ahmed është një hero i vërtetë”, raporton BBC.

“Mbrëmë, guximi i tij i jashtëzakonshëm, duke vënë jetën e tij në rrezik, pa dyshim shpëtoi shumë jetë kur ai çarmatosi një terrorist.”

Ai theksoi se ishte një nder i veçantë ta takonte personalisht Ahmedin dhe t’i përcillte atij falënderimet e qytetarëve.

“S’ka asnjë dyshim se, po të mos ishte për guximin e tij vetëmohues, do të ishin humbur shumë më tepër jetë”.

Familja e tij, në një deklaratë për BBC News Arabic, tha se ai veproi i shtyrë nga “ndërgjegjja e pastër dhe humanizmi”.

Babai i tij, Mohamed Fateh al Ahmed, thotë se i biri nuk hezitoi aspak kur pa njerëzit duke u sulmuar.

“Ahmed u udhëhoq nga ndjenjat, ndërgjegjja dhe humanizmi i tij kur vrapoi përpara, ndaloi sulmuesin dhe i rrëmbeu armën,” tha ai.

Sipas tij, Ahmed ndodhej aty rastësisht, pasi kishte dalë për kafe me një mik, kur u përball me skenën e sulmit.

Ata bënë të ditur se gjendja shëndetësore e Ahmed al Ahmed është stabile, ndërsa ai po pret trajtim të mëtejshëm mjekësor për plagët nga armë zjarri në shpatull dhe në dorë. 

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

sabit januzi dhe ismet bahtijari perfundojne denimin haxhi shales i mbeti edhe kaq kohe 69402ca1d66eb
Lajmi i mëparshëm

Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari përfundojnë dënimin, Haxhi Shalës i mbeti edhe kaq kohë

gjermania dhe ukraina nenshkruajne marreveshje bashkepunimi per sistemet e armeve 69402e65c7bd0
Lajmi i radhës

Gjermania dhe Ukraina nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi për sistemet e armëve

Të fundit nga

Sulm pranë Ngushticës së Hormuzit

Një anije transportuese me shumicë pranë Ngushticës së Hormuzit ka raportuar se është sulmuar nga disa anije të vogla, sipas Qendrës së Operacioneve Tregtare Detare të Mbretërisë së Bashkuar. Anija kishte qenë
ShkoLartë