Familja e Almeda Abazit bekohet me një tjetër bebe

1 minut lexim

Një lajm i bukur na vjen sot nga familja e Almeda Abazit. Motra e saj, Ilda është bërë nënë për herë të parë. Ka qenë vetë Ilda ajo që postoi në Instagram një foto me beben e porsalindur dhe bashkëshortin krah saj.

Ilda dhe basketbollisti turk, Kenan Sipahi i kanë vendosur vajzës emrin Keila. Ilda bën të ditur se vogëlushja ka lindur në 15 qershor, por vetëm sot kanë vendosur që lajmin ta ndajnë me të gjithë. Në hapësirën e komenteve nuk mungojnë urimet si nga Almeda, edhe nga Tolgahan.

“Mashallah zemrat e mia”, shkruan Tolga. “Princesha e tezes. Të dua shumë lepurushja ime Keila”, komenton Almeda.

Urime Ildës dhe Kenanit dhe jetë të gjatë Keilës!

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Shqiponja fiton titullin e kampionit te pionieret

Story i radhës

Inflacioni në ushqim, më i larti në 13 vjetët e fundit në Britani

Të fundit nga