Njësiti për krime ekonomike dhe kompjuterike në Sektorin për Punë të Brendshme – Shkup ka paraqitur kallëzim penal kundër personit me iniciale S.R.(27) nga Shkupi.
Kjo për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për veprën penale “falsifikim i dokumenteve” nga neni 378 paragrafi 1 i Kodit Penal.
Gjegjësisht, i raportuari edhe pse ka ditur dhe ka qenë në dijeni se nuk posedon patentë shofer të vlefshëm për drejtimin e mjeteve motorike të kategorisë B, C1, C, C1E, CE, F, G dhe M, ai ka marrë patentë shofer të falsifikuar për drejtimin e automjeteve në 2021.