Falsifikimi i dokumenteve për errësim xhamash, pezullohet nga puna punonjësi i QKT Durrës

February 2, 2022
min lexim

DPSHTRR ka pezulluar nga detyra punonjësin e QKT Durrës, të ndaluar sot ndërsa po hulumtohet çdo shkelje. Në kuadrin e bashkëpunimit me Policinë Vendore të Qarkut Tiranë, DRSHTRR Durrës ka vënë në dispozicion çdo informacion të nevojshëm që javën e shkuar.

“Siç del edhe nga informacioni i bërë publik, ndryshimet dhe masat e marra nga DPSHTRR në 9 Nëntor 2021, mes sistemeve apo lëvizjeve, kontrollit por edhe monitorimit të vazhdueshëm, ua kishin bërë ferr jetën sekserëve por gjithashtu rezulton se duhet bërë më shumë për parandalimin e rasteve të tilla, të bindur se sektorë të tillë janë të ekspozuar ndaj tundimeve e riskut!

DPSHTRR po investon të sofistikojmë më tej ndërveprimin e sistemeve mes sektorëve e shërbimeve, të fuqizojmë monitorimin interaktiv dhe auditimin, të forcojmë kontrollin e brendshëm dhe bashkëpunimin me qytetarët për rritje të ndërgjegjësimit dhe transparencës!”, thuhet në njoftim.

Ndër të tjera, theksojnë se për vitin 2021 në rang vendi u kryen 79,758 certifikime për errësim xhamash autoveturash, dhe se çdo goditje ndaj falsifikatorëve, evazorëve dhe çdo spekulimi brenda apo jashtë perimetrit, siç qe rasti i automjetit që nxori hetimi i një dite më parë është një ndihmë e çmuar për DPSHTRR.

Ditën e djeshme, në kuadër të operacionit policor të koduar “Xhamat e errësuar” janë ndaluar Qamil Domi, Erjon Rakipllari, Erges Zaka, Yllka Graceni, Artan Frroku, Artan Murati dhe Zef Ndoca.

Ata akuzohen se falsifikonin dokumente për xhamat e zinj të automjeteve. Sipas dosjes që gazetarja Anila Hoxha disponon, më datë 16.11.2021 në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë është paraqitur bashkëpunëtori i cili ka pranuar kryerjen e veprimeve simuluese dhe në kallëzimin e tij sqaron se shkoi tek Drejtoria Rajonale e Shërbimit të Transportit Rrugor për tu interesuar sa kushton rinovimi i dokumentacionit të mjetit të tij me targe AA535XA pasi ai mund të shkonte jashtë shtetit muajin tjetër dhe makinën do ta përdornin familjarët e tij.

“Pak metra pa shkuar tek Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor Tiranë janë zyrat e disa kompanive të sigurimeve dhe agjentet që punojnë në këto zyra të kapin vetë dhe të pyesin se për çfarë shërbimesh je i interesuar.  Sapo është afruar aty e ka pyetur një grua rreth 55 vjec se për cfarë interesohej dhe pasi i ka treguar dokumentat e mjetit i thotë sa kushtonte siguracioni mjetit dhe sa rinovimi i te gjithë dokumentave. Ajo është prezantuar me emrin Yllka, ishte me detyrë agjente sigurimesh dhe në zyrë punonte bashkë me një vajzë më të vogël se ajo në moshë. Kur ka parë makinën që kishte të parkuar jashtë ajo i thotë “se përse nuk e vishte me xhama të zinj”. Kallëzuesi i thotë se do kishte dëshirë por ka hallin mos i nxjerr probleme policia pasi këto makina i ndalojnë shpesh herë nëpër postoblloqe”, thuhet në dosjen që disponon gazetarja e Top Channel Anila Hoxha.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kupa e Mbretit, këto janë ndeshjet e sotme

Story i radhës

Përkundër reshjeve të borës, KRU “Gjakova” sanon një defekt në qytet

Të fundit nga

Përse macet flenë dy të tretat e jetës?

Jeta e maceve shtëpiake përbëhet nga katër aktivitete – loja, gjuetia, ngrënia dhe gjumi. Pasi kanë prejardhjen nga macet e egra, kjo në ambient të hapur ka plotësisht kuptim, sepse janë grabitqare
ShkoLartë