Faktor.mk pyet: Më në fund a do ketë zgjidhje për godinën e Eurostandard Bank?

September 15, 2023
min lexim

Faktor.mk pyet se kush e ka bllokuar deri tani shitjen e godinës së Eurostandard Bankës? Pse institucionet tregojnë joefikasitet dhe nuk zbatojnë procedurat që priten prej tyre. Kush ka interes nga mos shitja? Është e qartë se pothuajse të gjithë kursimtarët, kreditorët, qytetarët, shteti humbin. Vetë objekti humbet vlerën e tij, i cili nuk mirëmbahet prej më shumë se dy vitesh dhe rrezikon të rrënohet dhe të humbasë edhe më shumë nga vlera aktuale.

Dy ankande ishin të pasuksesshme dhe nga i treti i shtyrë më parë, presim një përgjigje sot!

Nuk ka dyshim se çështjet duhet të zgjidhen shpejt. Kush vendos për këtë, administratori i falimentimit, bordi i kreditorëve, në fund të fundit publikut nuk i intereson kjo, por nëse ndërtesa më në fund do të shitet dhe kursimtarët/depozituesit do të kompensohen.

Mbetet për t’u parë nëse po hyjmë sërish në një vorbull institucionale që do të zhvlerësojë atë pak vlerë që i ka mbetur kësaj Banke. A ka politikë në gjithë këtë? A dominojnë interesat e ngushta personale interesat shtetërore. Pyetje të shumta të hapura!.

Logjikisht lind pyetja nëse do të lejojmë sërish të shkatërrohen objektet që janë funksionale!

Ekipi ynë ka ndjekur që në fillim zhvillimet rreth godinës së Eurostandard Bank dhe informon për gjithçka që lidhet me të. Ndërtesa kryesore e zyrës së Eurostandard Bank është ndoshta një nga pronat e pakta me vlerë për të kompensuar depozituesit.

Kompania maqedonase “Panteleon GS” është e vetmja që ka shfaqur interes për të tre ankandet. Është një kompani “outsourcing” maqedonase me reputacion dhe respekt me rritje të shpejtë, e cila punon për kompanitë në tregun amerikan. Kompania ka plane ambicioze për rritje dhe zhvillim dhe në të ardhmen e afërt dëshiron të dyfishojë numrin e të punësuarve, i cili aktualisht numëron rreth 110 të rinj të talentuar.

Sa vlen kjo godinë?

Objekti ka një sipërfaqe totale prej 3489 metra katrorë, e cila përfshinë 1512 m2 sipërfaqe nëntokë të destinuar për kasafortë, arkiv, hapësira ndihmëse dhe 20 vende parkimi. Hapësira për zyrë  është vetëm 1977 m2. Kompania e auditit “RSM Makedonija” e vlerëson objektin në 5.3 milionë euro. Objekti nuk shitet pjesërisht, por tërësisht dhe realisht bëhet fjalë për një shumë të madhe mjetesh për kushtet e Maqedonisë që duhet të ndahen për këtë godinë afariste.

Godina afariste e Eurostandard Bank ndodhet në zonën qendrore të qytetit të Shkupit, nga jashtë duket godinë tërheqëse dhe sigurisht është turp të mos përdoret nga dikush. Aq më tepër që me kalimin e kohës, nëse nuk mirëmbahet, do të zhvlerësohet dhe “mund t’i kalojë koha”!

Mbetet për t’u parë nëse të rinjtë nga Maqedonia do të punojnë në këtë ndërtesë dhe do të jetësojnë ëndrrën e tyre amerikane, apo do të rrënohet ndërtesa dhe askush nuk do të dëmshpërblehet.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Çaj të gjelbër në vend të kafesë në mëngjes

Story i radhës

Një serb tallet me Vuçiqin, e mbaron një lojë me fytyrën e tij dhe një parizier pule

Të fundit nga

Tesla dëshiron të dyfishojë prodhimin në Gjermani

Nga fabrika e prodhuesit amerikan të veturave elektrike Tesla në Grünheide të Gjermanisë, jo shumë larg Berlinit, thanë se janë optimistë për të ardhmen pavarësisht rënies së tregut gjerman. Drejtori i fabrikës
ShkoLartë