faksimile komision hetimor per mcgonigal felaj deputetet e pd falsifikuan firmat ishin jashte vendit 63e2855203ab8

FAKSIMILE / Komision hetimor për ‘McGonigal’? Felaj: Deputetët e PD falsifikuan firmat, ishin jashtë vendit

February 7, 2023
1 minut lexim

Deputetja e PS, Ermonela Felaj ka reaguar sa i takon kërkesës nga ana e opozitës për ngritjen e një komisioni hetimor për McGonigal.

Sipas saj sjellja e opozitës është denigruese disa prej deputetëve kanë falsifikuar firmat.

“A ka sjellje më degraduese për Parlamentin dhe për të ashtuquajturën opozitë , sesa të fallsifikojë nënshkrimet e deputetëve të vet në dokumenta të cilat i drejtohen Kuvendit???? Kaq hapur bëhet kjo , saqë edhe kur deputetët janë jashtë vendit, psh Belind Këlliçi e Oerd Bylykbashi , figurojnë sikur të kenë qenë këtu e të kenë firmosur.

Lehtësisht i dukshëm e i verifikueshëm manipulimi në letra , per të plotësuar kriterin numerik që disa kërkesa të vihen në lëvizje nga Kuvendi! E përsëritur në fakt! Dhe këtë herë është koha që fallsifikatori ose fallsifikatorja të zbulohet! Ekspertimi grafik e konfirmon këtë!

Dhe jo vetëm kaq , por dhe të sanksionohet si cdo qytetar tjetër në RSh për krimin e fallsifikimit të dokumentave të parashikuar nga neni 186 i Kodit Penal! Stop fallsifaktorëve dhe gënjeshtarëve që betohen për shtet, për parlamentarizëm , për opozitë, por nuk bëjnë dot as më shumë dhe as më pak sesa cdo kundravajtës i rëndomtë i ligjit penal!”– shkroi ajo.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

sizmologu italian termetet e te henes zhvendosen kontinentin e anadollit deri ne 10 metra 63e283700ae0b
Story i mëparshëm

Sizmologu italian: Tërmetet e të hënës zhvendosën kontinentin e Anadollit deri në 10 metra

ali ahmeti i deshiruari per tu mundur dhe i pamposhturi njekohesisht 63e2860d22648
Story i radhës

Ali Ahmeti, i dëshiruari për tu mundur dhe i pamposhturi njëkohësisht?!

Të fundit nga

​Dita Ndërkombëtare e Telekomunikacionit

17 Maj shënon përvjetorin e nënshkrimit të Konventës së parë Ndërkombëtare Telegrafike dhe krijimin e Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikacionit. Dita Botërore e Telekomunikacionit është festuar çdo vit më 17 maj nga viti

Horoskopi i datës 17 maj 2025

Dashi Ambicia do jete me tepricë gjatë kësaj dite. Do rishikoni edhe disa projekte që keni bërë më parë dhe do ndreqni gjithçka. Nëse keni një lidhje do keni një ditë të
ShkoLartë