Sizmologu italian: Tërmetet e të hënës zhvendosën kontinentin e Anadollit deri në 10 metra

Sipas një sizmologu italian, kontinenti i Anadollit është zhvendosur deri në 10 metra si rezultat i tërmeteve të fuqishme të ditës së hënë që tronditën Türkiyen jugore, transmeton Anadolu.

Duke folur për agjencinë shtetërore italiane të lajmeve ANSA, Alessandro Amato nga Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (INGV) tha se tërmetet aktivizuan një vijë të re të çarjes në kufirin midis Türkiyes dhe Sirisë, që shkaktoi një zhvendosje të tokës deri në 10 metra.

“Kishte një lëvizje transkurente”, tha Amato, duke shtuar se toka rrëshqiti horizontalisht përgjatë dy skajeve të vijës së thyer me një orientim majtas, respektivisht në drejtim të detit Egje.

Në një prononcim tjetër, sipas transmetuesit KNR të Grenlandës, Tina Larsen, një studiuese e lartë në Shërbimin Gjeologjik Kombëtar të Danimarkës dhe Grenlandës (GEUS), tha se lëkundjet nga tërmeti u ndjenë në Danimarkë dhe Grenlandë.

“Kur ndodh një tërmet kaq i fuqishëm, lëkundjet udhëtojnë nga zona ku ka ndodhur zhvendosja nëntokësore, përmes tokës së fortë dhe në të gjithë botën”, tha Larsen.

Sipas shifrave të fundit, të paktën 3.549 persona kanë humbur jetën dhe 22.168 të tjerë janë plagosur si pasojë e dy tërmeteve të fuqishëm gjatë ditës së djeshme në Türkiyen jugore. Po ashtu mbi 8 mijë persona deri më tani janë shpëtuar nga rrënojat.





Story i mëparshëm

Ekipi i Kosovës arrin në Stamboll, pritet kthimi i tyre

Story i radhës

FAKSIMILE / Komision hetimor për ‘McGonigal’? Felaj: Deputetët e PD falsifikuan firmat, ishin jashtë vendit

Të fundit nga