Sinqerisht besoj se me atë që Maqedonia e Veriut i filloi negociatat inkuadruese për anëtarësim në BE, është rrugës drejt reformave të fuqishme, punës së mundimshme, që do ta fusin shtetin në BE në vitin 2030, potencoi ministrja e Punëve të Jashtme e Sllovenisë, Tanja Fajon, sonte në temën e ditës në Televizionin Sitel.
Vetë fakti që Maqedonia e Veriut i filloi marrëveshjet inkuadruese, potencoi ajo, është hap historik.
Fajon potencoi se ka biseduar me shumë përfaqësues të politikës, shoqërisë qytetare, me afaristë dhe gjithçka mund të them, potencoi, janë përgëzimet më të sinqerta që tani për Maqedoninë e Veriut për guximin, pasi nuk ishte e thjeshtë të pranohej propozimi francez për fillimin e negociatave aderuese për anëtarësim në BE, por shteti e bëri gjënë e vetme të duhur.
“Unë do të garantoj, gjithashtu edhe Sllovenia, se çështjet bilaterale nuk do të jenë pjesë e negociatave inkuadruese. Dëshiroj në Maqedoninë e Veriut edhe pozita edhe opozita edhe shoqëria ta kuptojnë se rruga në BE është rruga e vetme që do të garantojë solidaritet, vlera të fuqishme dhe mirëqenie për njerëzit”, tha Fajon.
Potencoi se mund të garantojë mbështetje të fuqishme nga Sllovenia, me përvojat e saj edhe si shtet mik se do të ndihmojë të mos ketë çështje bilaterale, të mos vijë drejt humbjes së identitetit, gjuhës.
“Maqedonia e Veriut këtë javë e nënshkruan Marrëveshjen me Fronteksin ku në mënyrë të qartë do të qëndrojë gjuha maqedonase. Do të thotë frika se vendi është duke e humbur identitetin është e pabazë”, potencoi Fajon.
Tani fillon periudha e skriningut, tha ajo dhe porositi se është e nevojshme shteti, nëse është e mundur ta respektojë kornizën kohore.
“E di se nevojitet ndryshimi i Kushtetutës dhe për këtë nevojitet pëlqim politik. Sinqerisht shpresoj se edhe opozita edhe koalicioni do të mbledhin guxim, pasi nuk bëhet fjalë për një ose një politikë tjetër, bëhet fjalë për të ardhmen e shtetit”, tha shefja e diplomacisë sllovene.
Lidhur me marrëdhëniet me Sofjen, Fajon potencoi se Bullgaria gjithmonë do të jetë fqinj i Maqedonisë së Veriut dhe prandaj është e rëndësishme politika e cila është përgjegjëse të kërkojë zgjidhje që nuk i rrezikojnë marrëdhëniet midis njerëzve.
“Në shoqëri, të dyja palët duhet domosdoshmërisht të arrijnë marrëveshje të ndërsjellë për të gjitha pikat, për të gjitha çështjet. Provokimet, hapja e klubeve bullgare, provokimet e këtij apo atij lloji, që çojnë në përçarje mes njerëzve, janë të papranueshme. Sllovenia ka fqinjët e saj me të cilët jetojmë së bashku dhe me të cilët kemi çështje të pazgjidhura dypalëshe, por ne duam të gjejmë zgjidhje sepse kjo është në dobi të popullit”, porositi ministri slloven i Punëve të Jashtme.
Sipas saj, lëvizjet për të ndryshuar apo interpretuar ndryshe historinë apo lëvizjet që ndryshojnë një pjesë të shoqërisë janë të papranueshme.
“Ka shumë sfida të përbashkëta përpara nesh, për Bullgarinë, për Maqedoninë e Veriut, për rajonin, dhe ne duhet të përpiqemi të kërkojmë zgjidhje që janë të pranueshme për të gjithë dhe që nuk shkaktojnë konteste shtesë, tensione mes njerëzve dhe nuk i përçajnë popujt edhe më shumë. Sa i përket hapjes së klubeve bullgare, e di që Kuvendi ka marrë së fundmi një vendim të rëndësishëm dhe shpresoj se në të ardhmen do të mund të shmangen emrat që do të tingëllojnë provokues në opinion”, tha Fajon.
Raporti i KE-së, sipas saj, ka qenë kritik në pjesën që ka të bëjë me sundimin e ligjit, gjyqësorin e pavarur dhe këtu, nënvizoi ajo, shteti do të ketë shumë punë për të bërë.
“Politika e përgjegjshme duhet të bëjë reforma dhe së fundmi shteti ka bërë shumë gjëra të mira. Qëllimin që i ka vënë vetes për të hyrë në BE 2030 e shoh si qëllim real nëse punojmë me ndershmëri dhe ndërgjegje nga të dyja palët”, tha ministrja e Punëve të Jashtme e Sllovenisë.
Për Fajonin, Maqedonia e Veriut është faktor shumë i rëndësishëm për stabilitetin e rajonit.