Fadil Lamallari, ishte një njeri i cili na e dha shembullin më të mirë për të mbështetur kulturën e mirëfillte shqipe, dha shume kontribut dhe përkrahi të gjithë ata të cilët merreshin me art. Këtë shembull ai më së miri ia përcjelli birit te tij, Muhamed Lamallarit i cili me shumë përkushtim e vëmendje po vazhdon rrugën e tij në po të njëjtat hapa siç vepronte edhe babai i tij.
Andaj një falemnderim deri tek të gjithë ato familje të cilat u rriten në frymë kulturore, dhe dhanë mund për të kultivuar traditat dhe kulturën e bujshme shqiptare.
Fadil e Muhamed Lamallari, dy emra të cilet duhet marre model se si tradita përcillet brez pas brezi.
Faleminderit të ndëruar për aktivitetin tuaj të pandalshëm, urojmë që familje sikur se është familja e juaj të jenë pafund në numër, e mos të harrojmë amanetin e të parëve.