Facebook rikthehet tek monedhat dixhitale

min lexim

Meta mund të mos ketë hequr dorë nga projekti i kriptomonedhës vetëm pse Diem dështoi. Burime të afërta me Financial Times pretendojnë se Meta është duke eksploruar një monedhë dixhitale që do të përdoret në metaverse dhe bart emrin e koduar “Zuck Bucks.”

Me shumë gjasa nuk do të jetë një kriptomonedhë por tokenë aplikacionesh si ato që janë të disponueshme në platforma si Roblox.

Në një farë mënyre mund të konsiderohet një rikthim i Facebook Credits prezantuar në 2009 për herë të parë.

Kompania është duke elaboruar një sistem shpërblimesh për kontributorët më të mëdhenj të medias sociale quajtur “creator coins” që do të shkojnë për influencerët e Instagram dhe “reputation tokens” për anëtarët e grupeve të Facebook.

Këto së bashku me Zuck Bucks thuhet se janë në fazat e para të zhvillimit dhe mund të anulohen ose ndryshohen.

Ndërkaq planet NFT të Meta do të vijojnë më tutje. Sipas Financial Times një project pilot do të debutojë në Facebook në mesin e muajit Maj. /PCWorld albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Sa do të vazhdojnë kapriçiot e motit, kur do të ndalin shirat e prillit

Story i radhës

Pezullimi i Rusisë nga Këshilli është gabim i korrigjuar

Të fundit nga