Meta do ti japë fund mbështetjes për Instant Articles në mesin e muajit Prill njoftoi kompania.
Prezantuar në 2015-ën si format për të ndihmuar hapjen e lajmeve sa më shpejtë në pajisjet mobile, kompania tha se mbyllja e tyre vjen si pjesë e një ristrukturimi të kompanisë e cila po drejton resurset e saj tek shërbimet dhe produket kyçe.
“Aktualisht më pak se 3% e përdoruesve në mbarë botën shohin postimet të kohështrirjen e Facebook të cilat janë lajme,” tha Meta.
“Siç e kemi thënë në fillim të vitit, si biznes nuk ka kuptim të investojmë në drejtime të cilat nuk kanë të bëjnë me interesat e përdoruesve.”
Meta gradualisht ka reduktuar investimet në përmbajtje lajmesh. Publikuesit do të kenë afat 6 muaj për të rishikuar strategjitë e tyre dhe pas mbylljes së këtij formati përdoruesit do të drejtohen tek uebsajtet e publikuesve.
Meta tha se që kur debutoi Instant Articles, eksperiencat mobile në ueb janë përmirësuar ndjeshëm falë shpejtësive më të larta të internetit dhe pajisjeve më të fuqishme.
Çdo avantazh që Instant Articles sollën për kohën është ezauruar tashmë. /PCWorld Albanian