facebook anulon konferencen vjetore te zhvilluesve 62503beba7b67

Facebook anulon konferencën vjetore të zhvilluesve

April 8, 2022
1 minut lexim

Meta nuk do të mbajë një konferencë zhvilluesish këtë vit dhe nuk ka të bëjë me pandeminë. Kompania mëmë e Facebook tha se për 2022 nuk do të ketë një konferencë F8 ndërsa gjiganti i rrjetit social po orientohet drejt ndërtimit të metaverse.

Meta do të përdorë konferencat e tjera Conversations dhe Connect për të prezantuar informacione në lidhje me zhvilluesit për pjesën tjetër të vitit.

Kompania nuk ka mbajtur një konferencë F8 që prej 2019-ën. Në 2020 dhe 2021 ishte vetëm online për shkak të Covid-19.

Kjo nuk është hera e parë që Meta anulon plotësisht F8. Në 2009, 2012 dhe 2013 nuk u realizua një konferencë e tillë gjithashtu.

Së fundi Facebook u ribrandua në Meta ndërsa është në hapat e parë të përcaktimit të vizionit të saj për metaverse dhe krijimit të mjeteve të nevojshme. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

kur burrat behen gra e grate burra 62503bae03e45
Story i mëparshëm

Kur burrat “bëhen” gra e gratë burra!

lsm me 1 maj proteste per rritjen lineare te te gjitha pagave prej 2 806 denaresh 62503eb6c5899
Story i radhës

LSM: Më 1 Maj protestë për rritjen lineare të të gjitha pagave prej 2.806 denarësh

Të fundit nga

ShkoLartë