Fabula për njeriun e rilindur, “newbornsin” e pas luftës

min lexim

Fabulat për njeriun e rilindur ”newborns”, atë të pasluftës që shijoi lirinë fizike i shoqëruar nga dhuna e profiterëve, të cilët rrahagjokseshin dhe rrahagjoksen se na shpëtuan nga zullumi kolonial, duke u mburrur, njëri pas tjetrit, me jetën ushtarake në mal, derisa dhunimet, vrasjet, masakrat regjistroheshin në vendbanime ku pësonin fëmijët, gratë, pleqtë dhe civilët e pambrojtur, vazhdoi me jetën në “liri” të rrethuar nga sundimtarët e rijnë shqipfolës, me parti të dala nga lufta, me shoqata të dala nga lufta, me “komandantë” kapitalistë të dalur nga lufta si milionerë, ndërsa popullin e fyenin, e ofendojnë, e shajnë me nënë, e bulëzojnë si “patriotët e Bllacës”, duke mos kuptuar faktin se aleanca veri atlantike intervenoi për t’i shpëtuar mu ata nga katastrofa humanitare dhe falë tyre ju shpëtuan edhe juve. Ju lutem kur do ta mbyllni historinë e luftës dhe vlerave të dala nga lufta, pa muze të viktimave të gjenocidit, por me gjykatë speciale, që po i kushton vendit shumë shtrenjtë, me miliona euro, për t’ju siguruar avokatët më të shtrenjtë në botë, ju lutem kur do t’i prani rrahagjokset tuaja të trimërisë, dëshmoni ato në sallat e gjyqeve, ku do të listoni betejat dhe fitoret tuaja, duke lënë njerëzit të jetojnë të lirë, sikur të gjithë popujt e lirë, duke punuar dhe jetuar si njerëz normal, të cilët kontestet e tyre pronësore do t’i zgjidhnin duke rritur besimin Në drejtësi dhe në gjykatat vendore, jo ato të dala nga lufta. Tash është kohë kur jetohet nga puna, jo nga vlerat e dala nga lufta, të cilën e përjetuam të gjithë me shumë viktima. Atë që po dëshirojmë nga ju është që të na leni të qetë, të rropatemi me problemet e jetës, ndërsa juve po ua lëmë edhe fitoret e NATO-s, duke pranuar se ju na çliruat!

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ronaldo i ofron një mundësi mbrojtësit brazilian

Story i radhës

Bojkoti i seancave gjyqësore/ Sot vendimi i Komitetit Drejtues të Avokatisë

Të fundit nga