FA nis hetimet ndaj Ronaldos

1 minut lexim

Cristiano Ronaldo është akuzuar për shkelje të rregullave të Federatës së Anglisë (FA) pasi theu telefonin e një tifozi muaj më parë.

Në prill të këtij viti, sulmuesi portugez pas ndeshjes Everton – Manchester United, u kap nga kamerat duke bërë një sjellje të pahijshme.

Ronalo pastaj kishte kërkuar falje, teksa ishte intervistuar edhe nga Policia, e cila kishte hapur një hetim rreth këtij rasti.

Por, sot është bërë e ditur se ndaj 37-vjeçarit është ngritur një akuzë për shkelje të rregullave të FA. Rasti tashmë po hetohet nga Federata angleze.

Pesë herë fituesit i “Topit të Artë” ngarkohet me akuzën “sjellje e pahijshme dhe/ose e dhunshme”.

Duke iu përgjigjur akuzës së FA sot, një zyrtar i Manchester Unitedit tha: “Ne e kemi parasysh njoftimin e FA në lidhje me Cristiano Ronaldon. Ne do të mbështesim lojtarin në përgjigjen e tij ndaj akuzës”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Aksion kontrollues ndaj argjendarive, u sekuestruan mbi 10 kilogram stoli ari të pa deklaruara

Story i radhës

Maqedoni, gjoba për të gjithë drejtorët që nuk do të kursejnë energjinë elektrike

Të fundit nga