“Expo Dubai 2020”, Bytiqi: RMV, vend i volitshëm për investime

February 22, 2022
1 minut lexim

Maqedonia e Veriut ofron mundësi të gjëra për investime në prodhimtari, energjetikë, ndërtimtari, turizëm dhe bujqësi. Mundësitë për investim në vendin tonë u prezantuan në evenimentin “Expo Dubai 2020”.

Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Bytyçi, duke ofruar mundësitë që ofron vendi në bërjen e biznesit, u ndal te krijimi i zinxhirëve të furnizimit të kompanive të mëdha në rajon, të cilat sipas tij do të mundësonin zhvillim ekonomik.

“Është hapur një dritare me mundësi për rajonin tonë në këtë periudhë post Covid dhe ajo është kapitalizimi i potencialit të plotë të “near shoring”, që është treguar se është e patjetërsueshme gjatë përballjes me pandeminë. Kur furnizues të mëdhenj kanë pasur vështirësi për eksport të mallrave, është bërë mëse e nevojshme për të investuar në ndërtimin e zinxhirëve në rajon të cilat do të gjeneronin stabilitet ekonomik dhe rritje. Duke e konsideruar afërsinë e tregut tonë me tregun e madh evropian, është një shans i madh për të ndërtuar jetë më të mirë.”,- tha zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Puna e dy muajve, brenda tunelit të hapur në Tiranë për të grabitur bankën

Story i radhës

Menduh Thaçi: BDI është partia më e fuqishme shqiptare, ASH-ja, e tronditur!

Të fundit nga

ShkoLartë