Evropë – kupto, bindu dhe reago

April 10, 2022
1 minut lexim

Kërcënimi i ish-anëtarit dhe raportuesit të Asamblesë Parlamentare në Këshillin e Evropës, s’është aspak risi, pse serbët tentojnë dhe kanë kryer vepra penale, vetëm për t‘ua lënë fajin shqiptarëve.

Tentuan t‘i vrasin të rinjtë serbë, madje shkuan aq larg sa që edhe e futën shishen e birrës në “prapanicë” për t‘ua lënë, fajin shqiptarëve!

I nderuar, z. Dick Marty në kohën kur ju i akuzuat, ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për transplantim, kontrabandim dhe shitje të organeve, unë Petrit Dibrani, personalisht, dua t‘ju them:

Asnjëherë, s‘kam mbështetur dhe përkrahur politikën e ish-Presidentit të Republikës së Kosovës dhe s‘dua aspak t’ia bëj avokatin, z. Hashim Thaçit, se edhe s‘paguhem për atë punë.

Mirëpo, në kohën kur ju keni akuzuar, ushtarët e UÇK-së, ka qenë akuzë qesharake dhe hije e zezë dhe shumë e keqe për të gjithë shqiptarët.

Në atë kohë, s‘ka pasur as kushte dhe as mundësi për transplantim – kontrabandim të organeve.

Akuza ndaj ushtarëve të UÇK-së, për mua ka qenë tronditje se janë akuzuar, individë të simbolit Kombëtar Shqiptar me emrin Ushtria Çlirimtare e Kosovës, pa asnjë bazë ligjore!

Sinqerisht më vjen keq për ju edhe pse, nuk kishit aspak të drejtë me akuzën e bërë, megjithatë në shtetin ku jetoni ju, jetojnë edhe më shumë se njëqindmijë shqiptarë, tëcilët janë vëllezërit dhe motrat e mi.

Me gjithë respektin për shtetin e Zvicrës, mirëpo ndër shqiptar, ekziston një fjalë popullore: “Secili lidhet për kungji t‘vet”!

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Indianët çmontojnë pjesët e një ure 60 metra të gjatë, i shesin për hekur

Story i radhës

MASH: Mësimi duhet të realizohet edhe gjatë kohës së grevës

Të fundit nga

​Rruga e gjatë për shërbime logopedike

Çdo të premte, Agimi, i shoqëruar nga nëna e tij, merr rrugën Vushtrri-Prishtinë për të mbërritur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Aty i kryen seancat logopedike, meqë këto shërbime mjekësore nuk

Katër gjigantët evropianë pas Donnarummas

Gianluigi Donnarumma po lufton për një vend titullari te PSG, dhe bisedimet për një kontratë të re nuk po ecin mirë. Sipas “Gazzetta dello Sport”, Interi, Bayern Munich, Manchester City dhe Liverpool
ShkoLartë