Evropa Qendrore vazhdon të luftojë me shira e përmbytje

September 16, 2024
1 minut lexim

Banorët dhe autoritetet në Evropën Qendrore vazhdojnë të luftojnë me reshje të dendura shiu dhe përmbytje.

Në Rumani, zyrtarët thanë se së paku gjashtë persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë janë zhdukur.

Në Austri, një zjarrfikës vdiq gjatë një operacioni të shpëtimit.

Në Poloni u raportua, po ashtu, një viktimë nga mbytja, ndërsa në Republikën Çeke katër persona janë të zhdukur.

Provinca austriake që rrethon Vjenën, u shpall “zonë fatkeqësie”, ndërsa kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, shpalli gjithashtu gjendje të fatkeqësisë natyrore.

Lidhjet e trenave midis Polonisë dhe Republikës Çeke u pezulluan.

Në Çeki, rreth 250.000 familje vazhdojnë të mbeten pa energji elektrike. Në kryeqytetin Pragë, autoritetet ndërmorën masa për të parandaluar përmbytjet rreth lumit Volltava.

Instituti Kombëtar i Hidrologjisë dhe Menaxhimit të Ujit në Rumani lëshoi alarmin e kuq për qarqet Galati dhe Vaslui, ku përmbytjet në disa zona ishin 3 metra të thella.

Parashikimet janë që shirat dhe erërat e forta që nisën qysh në fund të javës së kaluar, të vazhdojnë edhe gjatë ditës së hënë./REL

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Parashikimi i motit/ Temperaturat maksimale në 26°C, reshje shiu në disa zona

Story i radhës

Musk thotë se njerëzit mund të zbarkojnë në Mars brenda katër viteve – shumë qeshin, por disa e besojnë qëllimin e tij

Të fundit nga

​Rruga e gjatë për shërbime logopedike

Çdo të premte, Agimi, i shoqëruar nga nëna e tij, merr rrugën Vushtrri-Prishtinë për të mbërritur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Aty i kryen seancat logopedike, meqë këto shërbime mjekësore nuk
ShkoLartë