Parashikimi i motit/ Temperaturat maksimale në 26°C, reshje shiu në disa zona

1 minut lexim

Sipas MeteoAlb, vendi ynë përgjatë gjithë 24-orëshit pritet të jetë nën dominimin e alternimeve të kthjellimeve të shkurtra dhe vranësirave të shpeshta në të gjithë territorin  ku më të dukshme do të jenë në zonat veriore dhe qendrore duke sjellë reshje të pakta shiu.

Ndërsa në orët e pasdites; vranësirat do të shpeshtohen në të gjithë vendin duke sjellë rrebeshe afat-shkurta shiu; më të theksuara në zonat Jugore si edhe zonat përgjatë kufirit Lindor.

E njëjta situatë e paqëndrueshme meteorologjike do të na shoqërojë deri vonë në mbrëmje.

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes, por rriten maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 6°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Pukës deri në 26°C vlera maksimale e cila do të shënohet në Elbasan dhe Cërrik.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor; për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohet dallgëzim mbi 2 ballë.

Story i mëparshëm

Këto 12 shenja tregojnë se rrethoheni nga shoqe toksike

Story i radhës

Evropa Qendrore vazhdon të luftojë me shira e përmbytje

Të fundit nga