Evropa përballet me sulmin DDoS më të madh regjistruar ndonjëherë

min lexim

Sulmi DDoS më i madh që ka parë ndonjëherë Evropa ndodhi gjatë këtij muaji duke goditur një organizatë në Evropën Lindore.

Objektivi, një konsumator i kompanisë Akamai, ka qenë nën sulme të vazhdueshme DDoS në 30 ditët e fundit.

Që nga fillimi i vitit incidentet DDoS janë bërë më të zakonshme ndërsa sulmuesit përpiqen tu mohojnë aksesin viktimave duke i përmbytur me trafik që resurset kompjuterike të tyre nuk i përballojnë.

Në një raport këtë javë Akamai tha se sulmi rekord ndodhi më 21 Korrik dhe pas 14 orësh arriti një kapacitet prej 853.7Gbps dhe 659.6 milionë paketa në sekondë.

Kompania nuk zbuloi detajet e viktimës por tha se kishte arritur të bllokonte sulmin që kishte vënë në shënjestër disa adresa IP të konsumatorëve. Në 30 ditët e fundit ky klient i Akamai kishte marrë 75 sulme DDoS.

Në Shtator të vitit të kaluar botneti Meris goditi gjigantin Rus të internetit Yandex me sulm DDoS me 21.8 milionë kërkesa në sekondë ndërsa në Qershor Cloudflare tha se kishte përballuar një sulm nga botneti Mantis me 26 milionë kërkesa në sekondë. Ky i fundit konsiderohet si sulmi DDoS më i fuqishëm regjistruar ndonjëherë. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Nënshkruhet kodeksi për zgjedhje fer dhe demokratike, Ahmeti: Të ruajmë dinjitetin e votuesit tetovar

Story i radhës

Hapen dy korsi shtesë në Tabanoc me qëllim që të shmaget rëmuja në kufi

Të fundit nga