Evropa mund të hyjë së shpejti në një ‘periudhë të gjatë qetësie’ në pandemi, thotë OBSH

Drejtori për Evropë, i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) thotë se kontinenti së shpejti mund të hyjë në një “periudhë të gjatë qetësie” në pandeminë e COVID-19.

Sipas BBC, Hans Kluge përmendi normat e larta të vaksinimit, fundin e dimrit dhe natyrën më pak të rëndë të variantit Omicron.

“Kjo periudhë e mbrojtjes më të lartë duhet parë si një ‘armëpushim’ që mund të na sjellë paqe të qëndrueshme”, tha ai duke folur për media.

Kjo vjen pasi një numër vendesh evropiane po i japin fund kufizimeve të COVID-19.

Kluge tha se rreth 12 milionë raste të reja të virusit u zbuluan në të gjithë Evropën javën e kaluar –më e larta e regjistruar – por zyrtarët nuk kanë parë një rritje të konsiderueshme në ata që kanë nevojë për kujdes kritik spitalor.

Danimarka u bë vendi i parë në Bashkimin Evropian që hoqi të gjitha masat, përfshirë edhe mbajtjen e maskave, në fillim të kësaj jave.

Ndonëse rastet janë ende relativisht të larta atje, autoritetet thonë se virusi nuk konsiderohet më si “kërcënim kritik” derisa shkalla e lartë e vaksinimit po ndihmon në mbrojtjen kundër sëmundjeve të rënda pavarësisht përhapjes së shpejtë të Omicron. 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Përkeqësohet gjendja epidemiologjike në Tetovë

Story i radhës

Po mendoni t’i prisni balluket? Ju nuk keni pse t’i prisni, nëse e përdorni këtë truk!

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish