evi kokalari lsi njeh te njejtet armiq si ne bashen dhe ramen 61f995b177c8b

Evi Kokalari: LSI njeh të njëjtët armiq si ne, Bashën dhe Ramën

February 1, 2022
1 minut lexim

Aktivistja Evi Kokalari ka komentuar koalicionin mes Komisionit të Rithemelimit dhe LSI për zgjedhjet e 6 Marsit.

Kokalari, përmes një statusi në rrjetet sociale, shkruan se, LSI dhe presidenca janë të vetmet që kanë të njëjtët armiq si demokratët, Lulzim Bashën dhe Edi Ramën.

Për këtë arsye, sipas Kokalarit, koalicioni vetëm i forcon dhe në asnjë mënyrë nuk ndryshon parimet konservatore të PD-së.

“Për trasparencë; Personalisht jam kundër koalicioneve sepse jam kundër idesë së shumë partive në përgjithësi. Jam gjithnjë pro dy partive bazë, të cilat mund të kenë fraksionet e tyre brënda për brënda.

Dua ta shoh PD-në konservatore të zgjerohet dhe të fuqizohet deri në pikën që të jetë një mazhorancë e fortë dhe e pakorruptueshme. Por jemi larg nga ky qëllim dhe Rama është një pengesë që duhet marrë seriozisht, sidomos tashti që ka kapur çdo institucion përveç Presidencës.

Në fakt LSI ishte e vetmja parti që bëri opozitë dhe luftoj Ramën para 25 Prillit, pa e ditur që armikun e kishin brënda – Lulzim Bashën.

Luftrat i fitojnë strategët!!

Presidenca & LSI janë të vetmet që njohin të njëjtët armiq si ne: Bashën & Ramën.

Për këtë arsye më duket që ky koalicion vetëm na forcon, dhe në asnjë mënyrë nuk ndryshon parimet konservatore të PDsë.

Kur të arrijmë në pikën që të kemi zgjedhje të lira, të pakurruptuara dhe të gjitha partitë të fusin primaret, do keni mundësi të votoni çdo individ në bazë të meritave dhe parimeve dhe nuk ka pse t’ju trëmb as LSI-ja dhe as PS-ja. Eshtë kaq e thjeshtë! Por ndërkohë të mos luftojmë veten bazuar thjeshtë në parime, sepse kemi nevojë për një strategji të forte”, shkruan Evi Kokalari.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

kok perzgjedh 17 shpresa olimpike per vitin 2022 61f995ae724b0
Story i mëparshëm

​KOK përzgjedh 17 Shpresa Olimpike për vitin 2022

bujar osmani vesel memedi do te filloje ne menyre aktive ta kryeje funksionin e tij si ambasador 61f9968d2b570
Story i radhës

Bujar Osmani: Vesel Memedi do të fillojë në mënyrë aktive ta kryejë funksionin e tij si ambasador

Të fundit nga

Kandidatë që s’votuan as veten

Në zgjedhjet e 11 Majit, për qarkun e Korçës garuan 110 kandidatë nga listat e hapura për 4 vende në Parlament.  Në këtë proces puna në terren dhe krijimi i besimit tek

Capital T dhe Majku po vijnë me bashkëpunim

Dy artistët e njohur, Capital T dhe Majku po vijnë me një bashkëpunim. Përmes një postimi në Instagram, dyshja kanë bërë të ditur se pjesë e klipit është  influencerja e njohur, Elsa
ShkoLartë