​KOK përzgjedh 17 Shpresa Olimpike për vitin 2022

Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik të Kosovës ka aprovuar rekomandimin e komisionit të sportit për përzgjedhjen e 17 Shpresave Olimpike 2022, të cilat vijnë nga 10 federata.

Përzgjedhja është bërë bazuar në rezultatet e tyre, gjithë-përfshirjen dhe universalitetin e tyre.

Bursistët do të mbështeten nga KOK-u me nga 150 euro, duke rritur shumën e mbështetjes nga vitet paraprake.

KOK po ashtu ka bërë të ditur se lista pritet të zgjerohet në ditët e ardhshme, pas aplikimit të ri që do ta bëjnë federatat e sporteve olimpike.

Bursistët i takojnë moshave 15-21 vjeç.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Shenjat që tregojnë se simpatia po ju gënjen

Story i radhës

Evi Kokalari: LSI njeh të njëjtët armiq si ne, Bashën dhe Ramën

Të fundit nga