evertoni synon te pamunduren kunder chelseat ja formacionet zyrtare 626e78e712aac

Evertoni synon të pamundurën kundër Chelseat, ja formacionet zyrtare

May 1, 2022
1 minut lexim

Sot me fillim nga ora 15:00 stadiumi “Goodison Park” do të jetë nikoqir i ndeshjes mes Evertonit dhe Chelseat, e vlefshme kjo për xhiron e 35 të Premier Ligës angleze.

Në ndeshjen e fundit të zhvilluar, Evertoni rikthehet nga humbja 2:0 në derbin kundër Liverpoolit, kurse Chelsea barazoi 1:1 me Manchester United.

Evertoni do të synojë sot që të bëjë të pamundurën dhe të befasojë Chelsean, në mënyrë që të mbajë gjallë shpresat që të mos bie nga Premier Liga.

Momentalisht, “Blutë” e Londrës zënë vendin tretë në tabelë me gjithsej 66 pikë të arkëtuara, krahas Evertonit që renditet në vendin 18 me vetëm 29 pikë të arkëtuara.

Sa i përket ndeshjes së sotme të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Evertonin nuk do të paraqiten Godfrey, Patterson, Townsend, Davies, Gomes dhe Van de Beek, kurse te Chelsea mungojnë Chilwell, Hudson-Odoi, Kovacic, Barkley dhe Christensen.

Tanimë të dy trajnerët kanë bërë publike formacionet me të cilat do ta fillojnë këtë ndeshje, dhe ato zyrtare i gjeni më poshtë.

Everton (4-3-3): Pickford; Mykolenko, Holgate, Mina, Coleman; Iwobi, Delph, Doucoure; Gray, Richarlison, Gordon

Chelsea (3-4-1-2): Mendy; Azpilicueta, Silva, Rudiger; James, Loftus-Cheek, Jorginho, Alonso; Mount; Havertz, Werner

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

dimovski nuk mund te jemi skllever shtate dite ne jave 626e77ba1e242
Story i mëparshëm

Dimovski: Nuk mund të jemi skllevër shtatë ditë në javë

zyrtaret ukrainas thone se sot eshte i mundur evakuimi ne mariupol 626e791d02548
Story i radhës

Zyrtarët ukrainas thonë se sot është i mundur evakuimi në Mariupol

Të fundit nga

ShkoLartë