Evertoni fiton

1 minut lexim

Vjen më në fund fitorja a parë sezonale e Evertonit në Premier League.

Skuadra e drejtuar nga Frank Lampard iu imponua 1-0 West Hamit të David Moyes në “Goodison Park”, duke larguar për momentin hije e krizës. Ekipi nga Liverpooli në gjashtë ndeshjet e mëparshme kishte marrë dy humbje e katër barazime radhazi.

Golin e vetëm në këtë përballje e realizoi Maupay në minutën e 53-të, i shërbyer nga Iwobi.

West Hami bëri gjithçka mundi në minutat e mbetura për të shmangur humbjen, por e pati të pamundur të gjente rrugën e rrjetës. Për Hummers, ish-skuadra e Lampardit, ishte humbja e pestë sezonale, për rrjedhojë londinezët renditen më vendin e 18-të me vetëm 4 pikë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Vllaznia dhe Kastrioti përplasin “brirët”

Story i radhës

Shkollat profesionale në Maqedoni po përballen me mungesën e librave

Të fundit nga