A janë reale apo të fryra artificialisht çmimet jashtëzakonisht të larta në tregun e energjisë elektrike? Kjo është pyetja që po shqetëson vendet e Europës Juglindore, të cilat janë përballur me një jobarazi të madhe të çmimit të energjisë elektrike në tre muajt e fundit. Për këtë, kreu i Komisionit rregullator dhe ministrja e Energjetikës i dërguan një letër drejtorit të Komunitetit Ekonomik Europian.
“Kërkojmë që sekretariati të kyçet në analizat dhe të shohim se pse në pjesën më të madhe të verës nga mesi i qershorit deri në fund të gushtit, rajoni ynë kishte çmime më të larta në Europë”, tha Marko Bislimovski.
Çmimet e energjisë elektrike në bursat nga Hungaria deri në Greqi në çdo moment kanë çmime dyfish apo trefish më të larta në momentet e tregtisë më të madhe krahasuar me pjesën tjetër të Europës.
“Komuniteti energjetik është zëdhënësi ynë para Komisionit Europian dhe ne kërkojmë një hetim se çfarë ka ndodhur në tregje për të pasur një goditje të tillë çmimi në rajonin tonë. Ajo letër është dërguar para dy-tre javëve edhe me nismë tonë, thanë ministrat e Energjisë së Greqisë, Bullgarisë dhe Rumanisë, ku edhe ata përballen me çmime shumë më të larta si vende anëtare të BE-së. Duhet hetuar, fakt është se në rajon ka pasur investime të mëdha në burimet ripërtëritëse, në të gjithë rajonin”, tha Bislimovski.
Me këtë oferta është rritur, ndërsa konsumi është brenda pritjeve me kulme të caktuara në ditët jashtëzakonisht të nxehta.
“Ne kërkojmë që të hetohet se pse po ndodh kjo, nëse disa shtete anëtare të BE-së po krijojnë mbingarkesë mes tyre, kështu që kjo reflektohet në rajonin tonë dhe besoj se me këto iniciativa që po marrim në periudhën e ardhshme nuk do të ketë zhvillime të tilla që në rajonin tonë të kemi çmime jashtëzakonisht të larta”, tha ai.
Pritet që të dielën Problemi të hapet në mbledhjen e organeve rregullatorë nga vendet anëtare të Komunitetit të Energjetikës.
Burimi: tv21