eulex i perforcon njesine policore ne kosove 622f5bb9a73dd

EULEX-i përforcon njësinë policore në Kosovë

March 14, 2022
1 minut lexim

Misioni evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë, EULEX, njoftoi të hënën se do të përforcojë njësinë e tij të specializuar policore me një njësi rezervë.

Në një komunikatë dërguar mediave, EULEX tha se kjo njësi, e përbërë prej 92 pjesëtarëve të Forcës Evropiane të Xhandarmerisë, nga Portugalia, Franca dhe Italia, “do të zbarkojë përkohësisht në Kosovë gjatë javëve në vijim” për të përforcuar, siç tha, “kapacitetet e Njësisë Policore të Specializuar të EULEX-it”.

“Njësia Policore e Specializuar Rezervë do të mbështesë EULEX-in për përmbushjen e detyrave të tij, përfshirë si reagues i dytë i sigurisë në Kosovë, nëse është e nevojshme”, thuhet në komunikatë.

Njësia e Specializuar e rregullt e EULEX-it përbëhet prej 105 zyrtarësh policorë nga Polonia, që janë të stacionuar në Mitrovicë.

Në Kosovë, reaguese e parë e sigurisë është Policia e Kosovës; EULEX-i është i dyti, ndërsa misioni paqeruajtës i NATO-s, KFOR-i, është i treti.

Javën e kaluar, misioni i Bashkimit Evropian në Bosnje e Hercegovinë, EUFOR, ka dërguar 500 ushtarë shtesë në këtë vend.

Komandanti i EUFOR-it në Bosnje, Anton Wessely, ka thënë se trupat shtesë janë vendosur si masë paraprake dhe se nuk ka informacione për kërcënime të sigurisë në këtë vend.

Trupat e EUFOR-it kanë mbërritur në Bosnje në kohën e luftës në Ukrainë, e cila, sipas Wessleyt, është një çështje shqetësuese për të gjithë Evropën. /REL

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

njihuni me ferrarin e forcave ajrore aeroplani luftarak f 35 qe po synon ta bleje gjermania 622f5b4162e3b
Story i mëparshëm

Njihuni me “Ferrarin” e forcave ajrore/ Aeroplani luftarak F-35, që po synon ta blejë Gjermania

vucic do te eksportojme grure miell dhe vaj ne shqiperi 622f5ca8988ad
Story i radhës

Vuçiç: Do të eksportojmë grurë, miell dhe vaj në Shqipëri

Të fundit nga

Gjendet i vdekur artisti koreano-jugor

Këngëtari koreano-jugor, Wheesung u gjet i vdekur të hënën në shtëpinë e tij në Seul. Ai ishte 43 vjeçar. Artisti u gjet në një gjendje arresti kardiak, thanë autoritetet, duke shtuar se
ShkoLartë