Seanca plenare në Kuvend është ndërprerë për 2 minuta pasi kryesuesja e seancës, Ermonela Felaj, i ka ndërprerë fjalën e kërkuar për procedurë nga deputetja Tabaku duke ofenduar këtë të fundit “grifshë”.
Debati nisi pas një kërkese për procedurë që deputetja e PD kërkoi në përgjigje të fjalimit të kryetarit të Grupit të PS, z. Balla. Felaj e cila në fillim hezitoi dhe më tej ia dha fjalën deputetes Tabaku për procedurë.
Ndërsa Jorida Tabaku nisi të fliste për procedurë, kryetarja e seancës i ndërpreu fjalën në mes dhe më tej në replikë e ofendoi atë si “grifshë”.
Tabaku e rimorri më tej faljen dhe i kërkoi 2 minuta pushim sikundër premtoi që do të firmoset një kërkesë për masa që duhet të marrë parlamenti ndaj kryetares së seancës Felaj. Ajo kërkoi që Felaj t’i kërkojë ndjesë publike zonjës Tabaku për fyerjen e kryer publikisht ndaj saj.
Debati:
Tabaku: Zonja kyesuese e seancës dua të tërheq vëmendjen ju dhe grupit të PS. (i ndërpritet fjala nga Felaj)
Felaj: Zonja Tabaku nuk jeni ende në kushtet që mund t’i tërhiqni vëmendjen dikujt për fjalën…për sa kohë nuk silleni me etikë për kolegët por si grifshë nuk mund ta keni fjalën.