“Është si skenar filmash, e morëm vesh nga mediat”/ Djali i të moshuarit të përfshirë në skemën e evazionit me inceneratorët

min lexim

Një ditë pas zbulimit të skandalit të evazionit fiskal të inceneratorëve, ka folur djali i të moshuarit Thanas Çani, i cili rezultonte si pronar i një kompanie të lidhur me impiantet e përpunimit të mbetjeve.

ABC News, ka publikuar bisedën e zhvilluar me Ardjan Çanin, i cili ka deklaruar se familja dhe babai i tij, Thanas Çani e mësuan nga mediat se Thanas Çani ishte i përfshirë në një skemë evazioni fiskal.

Ai thotë se babai i tij nuk ka përfituar asnjë qindarkë nga e gjithë kjo histori.

“Kjo që ka ndodhur jo vetëm është si skenar filmash, por është e ngjashme me episode humoristike. Nuk na ka njoftuar as krim ekonomik dhe askush. Ne e kemi marrë vesh vetëm kur gjetëm emrin e babait dhe foton e tij nëpër portale. S’ka ardhur asnjë letër që të na njoftoi as tek unë dhe as tek babai im. Nuk jemi njoftuar për asgjë nga këto që kanë ndodhur gjithë këto vite”.

Djali i pensionistit që u përfshi në skemën e kompanive që bashkëpunonin me inceneratorin e Tiranës thotë se do të ndjekë të gjithë rrugën ligjore për zbardhjen e ngarjes.

“Unë do ta ndjek çështjen ligjërisht. Këto janë çështje të cilat ne si familje po i konsultojmë. Ana morale, i takon të gjithëve të bëjnë pjesën e tyre. Ju si media bëjeni pjesën tuaj të tregoni se çfarë ndodh në këtë vend”.

Emrat e pensionistëve 90 vjeçar pa lidhje mes tyre, Haxhire Gurakuqi dhe Thanas Çanit u denoncuan nga LSI, si persona që kishin marrë në zotërim 3 kompani që kishin qarkulluar rreth 30 milionë dollarë, por që siç ka rezultuar nuk kanë përfituar asgjë dhe shkresat për ta janë falsifikuar.

 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Pjesët e kontrolluara nga Rusia të Ukrainës janë të mbushura me ndalime arbitrare

Story i radhës

Formohet grupi punues në Kuvend, deputetët do të debatojnë për vërejtjet rreth propozimit francez

Të fundit nga