Siç dihet Kuvendi i Shqipërisë e ka refuzuar projektrezolutën e opozitës në Shqipëri për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë. Shpjegimin për këtë refuzim të projektrezolutës na jep tani nënkryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, znj. Ermonela Felaj. “Është si modë për të bërë rezoluta dhe kjo është hipokrite se është një instrument për t’i rënë ndesh “Open Balkan”, sepse dihet që opozita është kundër këtij projekti”, ka deklaruar ajo, duke e degraduar dhe kompromitur qellimin e rezolutës, siç vepruan lidhur me gjenocidin në Srebrenicë.
Ky refuzim në Kuvendin e Shqipërisë së bashku me refuzimin e mëherëshëm të vendimit për dënimin e gjenocidit në Sreberenicë, dëshmojnë se nuk është fjala për rastësi, por për sistematikë e angazhim dhe kujdes të veçant, për konsekuencë të veprimit, e cila nuk mund të mshefë asnjë hipokrizi për mbrojtjën e “BH”.
Në fakt, pra, është e kundërta e asaj që deklaron znj. Felaj sepse eksistonë mundësia e kundërt, e një sërie të panumërt tjerë argumentësh e “instrumentash për t’i rënë ndesh “Open Balkan””, e të cilët mund të përdorën pa pasë as të vetmën nevojë për rezoluta. Por, nënkryetarja Felaj, sikur edhe kryeministri Rama, e konsiderojn projektin “Ballkani i Hapur” (“BH”) si kategoria më e lartë dhe më madhore kombëtare të cilës duhet t´í nënshtrohet dhe të subordinohet me atë çdo rezolutë apo projektrezolutë dhe çdo kategori tjetër, përfshi këtu edhe të vërtetën për krimet e luftës dhe gjenocidin periodike të radhës ndaj shqiptarëve, deri te mohimi i tij.
Nënkryetarja e Kuvendit Shqipërisë, znj. Felaj, dënimin që e kërkon projektrezoluta e ka pikënisje referente, kurse afirmimin e “BH” e ka qellim. Ndërkaq opozita me atë projektrezolutë dënimin e gjenocidit e ka edhe pikënisje, e ka edhe qellim. Kështu znj. Felaj projektrezolutën e propozuar nga opozita mbi gjenocidin serb e shef si “modë” dhe e shiqon në prizmën e Ballkanit Hapur, dhe e lidhë pandashëm me “BH”, kështu që po të mos eksistueka nisma “BH”, që është e më vonëshme, nuk duheka të ketë eksistuar as historia e njohur e as krimet dhe gjenocidi serb ndaj shqiptarëve i cili duhet ndëshkuar. Ndërkaq dihet se gjenocidi më herët ka ngjarë, me eksistencë të sotme të “BH” apo pa “BH”, me “instrumente “, që ajo i përmend, apo hiç pa ato. Pyetja në të cilën është kërkuar përgjigjja si dhe veprimi është se duhet apo nuk duhet dënuar gjenocidi.
Kur e lexon njeriu shpjegimin në deklaratën e znj. Felaj përkitazi me projektrezolutën për dënim të gjenocidit (kinse si çështje “mode”!), nga ajo pozitë e nënkryetarës së Kuvendit të Shqipërisë, (a mendon vallë ajo, edhe si femër që është, se çfarë mendojn motrat e saj në Kosovë për solidaritetin e bashkëndjenjën e saj për atë periudhë të gjakut, të tmerrit dhe ferrit, të vrasjeve e dhunimeve më mizore të 20 000 grave ?! ) sigurisht se vërtetë neve (neve, pra, po se po) na bënë të na vie turp për qëndrim të nënkryetarës si reprezentuese e caktuar dhe vetvetiu vjen dëshprimi i madh dhe mendja të shkon te armiqët tanë dhe dallimet e tyre.
Vetë projekti “BH” në Kosovë konsiderohet si projekt ruso – serb dhe projekt antishqiptar i cili, si asociacion i ri, edhe ky e mohon pavarësinë e Kosovës dhe kështu, edhe nëpërmjet tij, projekti ka për qellim primar të shumëfishojë sa më tepër të keqën dhe të legjitimizojë në mënyrë të shumëfisht mohimin e pavarësisë, që mohimi i pavarësisë Kosovës të shtrihet anë e përtej, duke ofruar favore tjera shteteve antare të atij projekti.
Në betimin për president të Serbisë Vuçiq i dërgoj edhe një herë mesazh të qartë Kryeministrit Rama dhe ramëve tjerë si ai, dhe iu “këndoi” përsëri këngën e vjetër kolonialiste dhe hegjemoniste se “do të mbrojë suverenitetin dhe tërsinë teritoriale të Republikës Serbisë, duke përfshirë edhe Kosovë e Metohinë si pjesë përbërse të saj”, që pretendon pra ta bëjë këtë edhe brenda “BH”.
Ky betim kolonialist dhe hegjemonist i tij duhet të jetë alarmi i fundit që definitivisht tani Rama miqësisë dhe burazerisë me Vuçiqin rreth atij projekti famëkeq, “BH”, t´i jep fund, e, përpos shumë e shumë arsye tjerash, edhe për atë pjesë të betimit t´i përgjigjet Vuçiqit me këngën tjetër e të ia “këndojë” atë këngën “Time To Say Goodbye” – “Koha për të thënë lamtumirë “(Koautorët: Chuck Comeau & Pierre Bouvier. Teksti: “ Unë thjesht nuk dua të humbas një ditë tjetër/……/ Është koha për të thënë lamtumirë/……./ Në ditën e parë kur të takova/ Duhet të kisha ditur të largohesha/ Është koha për të thënë lamtumirë/……./ Ti gjithmonë aktron kinse viktimën/ Dhe unë jam ai që Ti fajson gjithmonë/ Është koha për të thënë lamtumirë/……./Nëpërmjet gënjeshtrave tueja/……./ Kështu që mendoj se është koha që unë të them — lamtumirë/”.