Kampionët në fuqi kanë firmosur kontratë dy vjeçare me mbrojtësin 21 vjeçar,
Mario Mladenovskin, që rikthehet në kampionatin elitar të luajë pas eksperiencës në Bullgari me skuadrën Botev Plovdiv.
Mlladenovski vjen si përforcim në mbrojtje, duke zëvendësuar kështu Fustin Senjor, i cili u largua nga FC Shkupi për tu transferuar në Turqi.
Mladenovski ka luajtur në elitë edhe për Vardarin dhe Makedonija Gjorçe Petrovin. Kujtojmë se kampionët aktual në këtë merkato u përforcuan me Demirin, Gjorgjievin, Timovskin, Abdullain, Ademin, Bajramin, Zlatkovin, Spirkoskin, Cepasin dhe Riçkovin.