Është për keqardhje, shumë për keqardhje: Të gjithë ata të cilët i solli në poste të larta të pushteti z.Berisha, sot paturpësisht janë kthyer kundër tij.
Të tillët përveqêse do ta dëmtojnë PD-në, do t’i shërbejnë PS-së, trashëgimtarës së PPSH, nuk kanë as gjasa teorike t’iu këthehen pozitave të cilat ua kishte siguruar qeveria Dr.Berisha, dikur
Ta kujtojmë thënien e të madhit Faik Konica, dikur: Shqiptari nuk zgjedh mjete për ta mbajtur dhe për t’iu kthyer përsëri pushtetit të cilin e kishte më parë, është në gjendje të bējë aleancë edhe me Djallin dhe të birin, duke i tradhtuar edhe bashkëpunêtorët më të afërt politikë të tij vetëm e vetëm për të zënë pozita të pushtetit.
Zatën, kjo anomali patologjike politike i ka kushtuar shumë politikës kombëtare shqiptare dhe për fatin e keq akoma është e pranishme në jetën politike shqiptare.
Pa flakjen e këtij mentaliteti patologjik politik, ne si shoqëri dhe komb kurrë nuk mund të arrijmë atje ku pretendojmë dhe e meritojmë, pavarësisht se disa nuk duan ta pranojnë një realitet kaq të hidhur, të cilit historikisht ia kemi parë vetëm sherrin si komb dhe shoqëri.