Është një enigmë e pazgjidhshme për mua, se si mund t’ju mashtrojnë kaq lehtë puthjet e Edi Ramës?

min lexim

Mënyra se si Edi Rama e pajton të papajtueshmen dhe e bashkon të pabashkueshmen është e mahnitshme, e paparë dhe e padëgjuar në historinë politike, psikologjike, etike, morale, diplomatike dhe sociologjike të botës.

Sepse për të pajtuar qoftë edhe në fantazi Vuçiqin me vlerat shqiptare, evropiane, amerikane dhe universale, i cili është i papajtueshëm me vetë karakterin dhe origjinën e tij, është një paradoks i pagëlltitshëm edhe për organet e tretjes, e lërë më për mendjen e shëndoshë të çdo njeriu normal.

Ai mund ta pajtojë dhe bashkojë Vuçiqin vetëm me vlerat dhe synimet klerofashiste dhe hegjemoniste serbe e ruse, si dhe me vlerat përbindëshe ekonomike kineze.

Mund ta bashkojë edhe me vlerat dhe synimet neootomane të Erdoganit turk dhe me ato nacional socialiste të Orbanit hungarez, por assesi me vlerat e UÇK-së, pa i përmendur kurrë fëmijët, gratë, të rinjtë dhe të moshuarit kosovarë, boshnjakë dhe kroatë, të cilëve ushtria dhe policia e vampirizuar serbe ua ka pirë gjakun direkt nga venat e tyre dhe ua ka nxjerrë madje edhe foshnjat e palindura nga barku i nënave me bajoneta pushkësh.

Pse bënë këtë Edi?

Për shkak të dashurisë së zjarrtë për Hashim Thaçin, për Baton Haxhiun dhe për Vlora Çitakun, e cila ia ka gjymtuar ‘balenat’ të gjithë zagarëve të UDB-ës që flasin shqip dhe atij vetë në stilin çitaku.

Po t’i kishit lexuar me kujdes shkrimet e mia të mëhershme, do t’i ishit përgjigjur shumë lehtë dhe shumë kohë më parë pyetjes “se sa i madh ishte dhe është ndikimi i pamoralshëm, antikombëtar dhe antishtetëror i Baton Haxhiut në sjelljet, qëllimet dhe veprimet e Edi Rames”.

Qysh në kohën kur kryekëshilltar i Edi Rames për marrëdhënie me Serbinë u bë me rekomandim të Baton Haxhiut, Shkëlzen Maliqi, djali i ish-ministrit të UDB-së kosovare, Mehmet Maliqit, unë kam parashikuar se si do të sillej Edi Rama në të ardhmen e afërt me shqiptarët e Kosovës dhe me shtetin e tyre të arritur me kaq shumë gjak të derdhur, mund e sakrificë.

Mirëpo, disa Ajnshtajna vendor si L. L. më kanë akuzuar publikisht se kam halucinacione dhe se Baton Haxhiu kurrë nuk mund të jetë ish-bashkëpunëtor i UDB-së dhe as bashkëpunëtor aktual i BIA-s.

Megjithatë ai përfundoi si kandidat i Vetëvendosjes për deputet të Kuvendit të Kosovës në zgjedhjet e kaluara parlamentare.

Dhe si gjithmonë koha më ka dhënë të drejtë.

Dy ditë më parë lexova keqardhjen e thellë të një zyrtari të lartë të qeverisë së Vuçiqit për arrestimin e Thaçit nga Gjykata Speciale e Hagës.

Fatkeqësisht ia harrova emrin.

Por në fjalët e tij lexova një pikëllim të thellë që amerikanët e futën në burg para se të zbatonte marrëveshjen e fshehtë me Vuçiqin për ndarjen e Kosovës, për të shpëtuar prapanicën e tij për të gjitha krimet dhe tradhtitë që ia bëri popullit dhe shtetit të tij me direktivë të shërbimeve të inteligjencës armike.

Pyesni veten tuaj, bashkatdhetarë të mi të dashur, se si mund ta kombinojë Edi Rama dashurinë e tij për shqiptarët e Kosovës me atë për vrasësit dhe përdhunuesit e tyre serbë, dhe gjithçka do të jetë e qartë për ju.

Story i mëparshëm

Ju ka shkuar mendja? Si të gatuani Gurabije 5 lekëshe si gjyshet tona

Story i radhës

LSDМ: Qeveria mori në përkujdesje 60 mijë amvisëri të braktisur nga VMRO-ja

Të fundit nga