Së shpejti mund t’i shohim së bashku në sulmin e Real Madridit, por në “Santiago Bernabeu” të mërkurën ishin rival dhe Karim Benzema ia dëshmoi Kylian Mbappes se lush është sulmuesi numër një në Evropë duke shënuar tre gola kundër PSG-së.
Mbappe i dha epërsinë mysafirëve pas një kundërsulmi të shpejtë, por Benzema ishte vrasës në pjesën e dytë duke realizuar hat-trick në 45 minutat e dyta.
Pas ndeshjes, Benzema ka folur për bashkombasin e tij duke thënë se ai kishte dëshirë të madhe për të shkëlqyer në “Santiago Bernabeu”, por është i ri dhe se ka kohë për ta bërë këtë.
“Kylian ishte i zhgënjyer pas ndeshjes, është normale – ai donte të shkëlqejë si gjithmonë. Por ai është i ri, ka kohë të mjaftueshme për ta bërë këtë…”, tha Benzema për RMC Sport.