Esenca e problemit serb nuk është vetëm te tagrat e komunikacionit, por do kuptohet se qëllimi i tërheqjes së tyre nga Institucionet e Kosovës, është vetëm një provokim i radhës për të realizuar planin e dizajnuar nga Beogradi, që komunat me shumicë serbe të formojnë asosacionin e tyre një etnik dhe me kopetenca ekzekutive.
Plani i Serbisë dhe kryeekzekutivit të saj për krijimin e Asosacionit të komunave me shumicë serbe, s’është gjë tjetër por një version i planit serb për të formuar modelin e Republikës serbe brenda Kosovës, përndryshe Serbia, ka për qëllim që t’i operacionalizoj urdhërat e veta përmes Listës serbe dhe shërbëtoreve të saj, në një mënyrë të krijojë tensione dhe destabilitet në këtë vend.
Kosova është vendi i njerëzve të lirë pa dallim, duke i ushqyer shpresat se në një vend të lirë demokratik e paqësor do arrihet edhe mirëkuptimi i përbashkët jo vetëm i shumicës shqiptare, por edhe i pakicave tjera që jetojnë e punojnë në këtë vend, në krijimin e një atmosfere që do merren parasysh ndjenjat e të gjithëve për një mirëqenje njerëzore e një shoqërie bashkëkohore.
Shqiptarët përjetuan shumë luftëra kundër armiqve të ndryshem, dhe kjo e fundit do të na jepte një këshillë shumë të rëndësishme si asnjëherë tjetër, që përveq pasojave të shumta e fatale të këtij populli, do na jepte edhe këshillën e fundit, se vetëm të bashkuar me njëri-tjetrin mund të mbijetojmë si popull edhe si komb në këtë botë.
Do duhej të japim shembuj si shqiptarët dhe serbët që të dëshmojnë se e keqja mund të tejkalohet, nëse acarimi mund të zbutet, dhe njeriu mund t’i ruaj gjurmët e veta të lirisë së tij shpirtërore, madje edhe në ato kushte tmeruese të shtypjeve psikike e fizike, nga një regjim i egër, por duke menduar se e ardhmja e gjeneratave të reja mos të ngarkohet dhe preukopohet me të kaluarën e hidhur.
Ndoshta, mund të na kujtohet vargu i njerëzve nëpër Kosovën e okupuar, të cilët iknin nga trojet e veta, duke e ngushëlluar njëri-tjetrin para ekzekutimëve, masakrave, dëbimëve, malltertimëve, dhunimëve dhe shumë e shumë represaljeve tjera nga terrori serb dhe regjimi i Millosheviqit.
Ndërsa, në fakt fuqia e armikut tonë nuk matej me forcat tona që buronte nga vetë populli liridashës, për atë duhet ta falenderojmë tërë jetën vepren e fuqive të mëdha ushtarake të NATO-s, në krye me SHBA-të, që e dëbuan bishën dhe agresorin e rrezikshëm të popullit shqiptarë, dhe ua mundësuan këtij populli që të rimëkëmbët edhe njëherë, por edhe të formojnë shtetin e pavarur të Kosovës.
Prandaj populli i Kosovës, e ka për detyrë tërë jetën, që këto vuajtje duhet t’i merr si teste të përjetimëve të tyre dhe përballjes së brendshme shpirtërore e fizike, dhe në të kundërtën, nëse përbuzën frytet e luftës dhe vet fryti i saj, që është liria dhe gjaku idëshmorëve i këtij vendi, atëherë pasojat do i kemi në derë gjithmonë për fajin tonë.
Kjo ndodh, vetëm në një shoqëri ku mungon morali njerëzor, etik dhe human, aty ku nuk mirren parasysh ndryshimet e jetës dhe parimet e saj në jetën shoqërore e njerëzore, të cilat paraqesin themelet e çdo shoqërie demokratike, kjo ndodh në ato vende ku shkundet demokracia dhe jeta ekonomike e sociale e qytetarëve arrnohet përmes formave të shemtuara.
Me gjithë dhunën përmanente dhe politikën antishqiptare nga regjimi vjetër serb, për fat të keq pasardhësit e Millosheviqit, e ndjekin të njëjtën linje edhe sot, megjithatë Kosovën mundohen akoma ta mbajnë nën këthetrat e tyre, edhe pse Europa, shumë pak ka arritë me modelet e saj dhe format përgëdhelëse, të cilat e kanë lastuar Serbinë edhe më shumë, duke e afruar më afër Rusisë dhe Kinës.
Një gjë është ditur se, politika serbe ndaj Kosovës, akoma ka qëllime të errëta dhe është vështirë të arrihet caku i një marrëveshje dhe mirëkuptimi, që e mbulon hapësirën e një stabiliteti, sepse vetë shteti dhe qeveria serbe asnjëherë dhe as kohën e fundit, fare pak ka treguar shenja seroize dhe pozitive në përmirësimin e marrëdhënieve serbo-shqiptare.
Në Bruksel, janë zhvilluar disa marrëveshje në mes këtyre dy vendeve, për të arritë një çëllim të përbashkët, sidomos në aspektin e stabilitetit, sigurisë dhe marrëdhënieve bilaterale. Serbia shumicën e këtyre marrëveshjeve i ka lënë vetëm në letër, duke i ekspozue ato, vetëm në sytë e Europës dhe botës, të cilat në realitet këto marrëveshje qëndrojnë të ngrira, apo fare pak të realizuara nga qeveria e Serbisë, sikur është edhe çështja e targave.
Prandaj, edhe këto ditë me vetëtërheqjen e serbeve të veriut nga Institucionet e Kosovës, nuk do të thotë se një gjë e tillë u bë përshkak të presionit apo shtypjeve që iu nga qeveria dhe shumica shqiptare e këtij vendi, por këto janë vetëm ekzibicione dhe lojra të Serbisë dhe Vuçiqit, që provokojnë dhe dëshirojnë ta destablizojnë Kosovën.
Mirëpo, sido që të jetë, çështja e sigurisë së brendshme në Kosovës, i takon vetë sigurisë së vendit, dhe forcave të KFOR-it, edhe pse flitet se përveq bandave kriminale serbe në veri të vendit veprojnë edhe grupe tjera që veprojnë fshehurazi në veri, të ardhura nga Rusia, që janë të organizuara përmes kanaleve sekrete të qeverisë serbe, që në këtë rast duhet të ndërhyjë e reagoj edhe Këshilli i Europës, i cili duhet të merr parasysh, apo të ndërmerr masa ndaj Serbisë, e cila predenton nesër të bëhët pjesë e Europës.
Provokimet dhe kërcënimet e Serbisë, e cila me intrigat dhelpërake disponon ambicjet e saj në riokopimin e Kosovës dhe në anën tjetër synon anëtarësimin e saj në Bashkimin Europian, është më shumë se një pëlhurë verbërimi në sytë e Europës dhe botës, dhe politikat e tilla nuk janë të qëndrueshme, sepse nuk e kanë alternativë dhe parim qytetërimin e një njerëzimi, nuk kanë alternativë të një stabiliteti dhe paqeje, jo vetëm të rajonit, por as në Europë.
Natyrisht, një politikë e tillë nuk do të sjellë fryte të mira, jo vetëm për shqiptarët, por as për serbët të cilët jetojnë në Kosovë, dhe mesazhi, që do të jetë në këtë rast, do të ishte deshprimisht i qartë: Botës duhet dhënë përshtypjen se Kosova është vend i paqës, tolerancës dhe i barazisë ndëretnike, përkundër atyre që predentojnë dha kanë qëllime të kundërta dhe terrorizojnë paqën në këtë vend.