Legjenda e futbollit të Kosovës, Esat Mehmeti, është i revoltuar me rastin që ndodhin në stadiumin e Gjilanit, mes Gjilanit dhe Ballkanit, ku në minutën e 90+4, një tifoz pa fije turpi futet në fushë dhe shqelmon portierin e Ballkanit, Stivi Frashëri, i cili me urgjencë u dërgua spital, fatmirësisht tani gjendja e tij është e mirë.
Ish portieri i mirënjohur, Mehmeti, është i çuditur se çfarë ngjau në fushë, duke pyetur të kujt argat ishin e nga ishin?
Ndeshja u ndërpre kur rezultati ishte 1:1.
“Për takimin famëkeq në Gjilan, si asnjëherë gjerë më sot në botën e futbollit nuk ka ndodh që dy portierë të janë ‘shkaktar’ të incidentit të paparë!?
Frashëri dhe Koliçi ishin hero të ndeshjes.
Frashëri deri në minutën famoze ishte mbret i 16-shit, është për çudi si e tërë mbrojtja e Ballkanit ishte inekzistente në momentin e pranimit të golit!? Me të drejtë goli fantastik i portierit, magjik Enea Koliçi në sekondat e fundit të ndeshjes ishte gëzim i madh për vendasit.
Ishte gol që për një sekondë shpërthej si vullkani në pankinë e tribuna në vrapim drejtë portierit për ta uruar për golin e shënuar.
Mbetëm të habitur nga dy tre shikues kur pamëshirshëm e sulmuan heroin e ndeshjes portierin Frashëri…
Ishte një shëmti e madhe që na ndodhi në sy te botës!?
Prej 22 lojtarëve vetëm portieri Frashëri ishte cak e dy tre të çmendurve…
E pa besueshme dhe enigmatike shtrohet pyetja për këta 2-3 individ në tërë stadiumin, të kujt argat ishin e nga ishin, a ishin shqiptar?
Si një ish sportist dhe kolegë i dy portierëve të shkëlqyeshëm Frashëri dhe Koliçi , të cilët i falënderojë për sportivitetin profesional dhe njerëzor dhe njëherit i përshëndes ngrohtësisht, e dhimbshme që iu mungojë përqafimi i tyre në fund të takimit në cilësinë e heronjve të takimit.
Qoftë i fundit dhe asnjëherë i përsëritshëm të tilla raste.
Gjilani e Drita, shikuesit e flakët nuk meritojnë dënim e ndëshkim për dy – tre individ që për momentin ishin në afekt!”, ka shkruar Mehmeti në profilin e tij më facabook.