Në Kategorinë e Parë janë mbyllur ndeshjet që ishin programuar për ditën e sotme. Pas hapit të gabuar, Erzeni është rikthyer që të fitojë ndaj Besës në shifrat 4-1 duke afruar më tej Superioren.
Nga ana tjetër, Bylisi edhe pse e ka siguruar elitën e futbollit shqiptar, këtë herë ka mundur Tomorin falë Qardakut, duke mos e ulur ritmin. Gjithashtu edhe Korabi ka mposhtur në transfertë Shkumbinin me shifrat 0-2.
Erzeni-Besa 4-1 Raboshta 35 , Prengaj 48 Ymeri 58, Xhemalaj 88/ Hoxha 52
Butrinti-Besëlidhja 3-2 Onuh 43 , Jaupaj 52 72 / Danaj 52 79
Tomori-Bylis 0-1 Qaradaku 67
Tërbuni-Turbina 1-0 Zagani 58.