Gazetari shqiptar Poli Hoxha ka thënë se policia e shtetit mendon se Ervis Martinaj është gjallë dhe mund të jetë në një vend të Amerikës Latine.
Duke folur për Euronews Albania, gazetari Hoxha është shprehur se një nga pistat e zyrtarëve të policisë është se Ervis Martinaj ka ikur në Amerikën Latine.
“Një gjë është e sigurt. Një nga pistat në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, sepse edhe aty ka një hetim policor, kishte nisur përpara se të ikte Gledis Nano, për fatin e Ervis Martin. Një nga pistat kryesore me të dhëna, është që ai ndodhet në një vend të Amerikës Latine,” është shprehur Hoxha.
Ai më tej ka shtuar se “kjo pistë është shumë e fortë,” duke thënë se, “me çështjen e Ervis Marinajt, segmentë të rëndësishëm të policisë janë kokë e këmbë brenda, segmente të biznesit dhe të politikës nga të dyja krahët. Janë të lidhur me bizneset e tij, me mbrojtjen e tij, me marrëdhëniet e tij, ka biseda telefonike”.
Kujtojmë se Ervis Martinaj, i kërkuar nga SPAK, është i dyshuar për porositjen e një vrasjeje të parealizuar, për të cilën i kishte ofruar Nuredin Dumanit deri në 500 mijë euro.