Gazetari Artan Hoxha tregoi në emisionin “Now” në “Euronews Albania” se Ervin Mata është marrë peng nga Ervis Martinaj para 13 vjetësh, në mes të ditës, para ngjarjes në ish-Bllok ku u bë i njohur emri i tij.
Hoxha tregoi se bëhej fjalë për një investim në një truall, për të cilin Vis Martinaj i kërkonte Ervin Matës të ndërhynte te babai i tij.
“Kur ka ndodhur ngjarja në Bllok, Ervin Mata ka qenë 31 vjeç dhe ky është futur shpejt në këtë lloj industrie, vjen nga një familje me gjendje shumë të mirë financiare, i ati ka pasur një hotel para ’97, nuk ishte nga këta që vinte nga rruga. Ai nuk ka grup të vetin, por marrëveshjet që bënte, linjat që përdorte, ishte i aftë të organizonte një transfertë droge nga Amerika Latine, e doje në Hamburg ta zbarkonte aty…
Është marrë peng para RTSH, para se të ndodhte ngjarja në Bllok, në mes të ditës dhe është futur në një qendër tregtare aty pranë dhe është marrë nga Ervis Martinaj. U mor peng për një kullë që po ndërtohej. I është dhënë një çantë me 2 mln euro dhe i thanë çoja babait të firmoste, është filmuar aty. Por Ervin Mata nuk ishte tipi i gangsterit që rrinte me armë në brez, ishte çështje e një investimi që sot vlen 100 mln euro. Është marrë që të lëshonin truallin dhe nuk e ka lëshuar, u ka thënë që është punë e babait tim dhe nuk ndërhyj. Kur ndodhi ngjarja në Bllok nuk ishin të panjohur me njëri-tjetrin”, tregoi Hoxha.
Burimi: botasot.info

