Ermal Krasniqi pranon të transferohet në Rumani

December 20, 2022
1 minut lexim

Ermal Krasniqi mund të vazhdojë karrierën në Rumani.

Klubi i njohur nga ky shtet, Cluj, raportohet se ka shprehur interesim për sulmuesin e Ballkanit.

Sipas “ProSport”, Krasniqi është bërë objektiv kryesor i tetë herë kampionëve për afatin kalimtar të janarit, pasi klubi dështoi në transferimin e Amhl Pellegrinos nga Bodo/Glimt.

Mediumi rumun duke u bazuar në burime, raportoi gjithashtu se zyrtarët e klubi të Clujit kanë marrë miratimin e Krasniqit për transferim, teksa tani po zhvillohen bisedimet mes klubeve.

Cluji thuhet se synon të shfrytëzojë dëshirën e lojtarit për të kompletuar këtë lëvizje.

Krasniqi ka kontratë të vlefshme me Ballkanin deri në verën e vitit të ardhshëm, teksa Cluj shpreson që kampionët e Kosovës të mos i caktojnë ndonjë çmim të lartë.

Trajneri Dan Petrescu thuhet se e dëshironte më shumë transferimin e sulmuesit kosovar sesa Pellegrinos. Trajnerit rumun e kishte parë 24-vjeçarin edhe në Ligën e Konferencës, aty ku u takuan me Ballkanin.

Ermal Krasniqi ka shënuar 11 gola dhe 7 asistime këtë sezon në 30 paraqitje në të gjitha garat. 

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​Ngjarjet e datës 21 dhjetor 2022

Story i radhës

Berisha: Kurtit i kanë mbetur vetëm deklaratat – s’ka sovranitet në veri

Të fundit nga

Moti sot i vranët dhe me intervale me diell

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot parashihet të jetë jetë mot i vranët e me intervale me diell. “Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri -3 gradë celsius. Ndërsa, maksimalet
ShkoLartë