Një stuhi e fortë mbrëmë ka shkatërruar edhe Sllavoninë në Kroaci.
Në afërsi të Zhupanjës, në Gradishtë, mes orës 18 dhe 19, është regjistruar një erë me shpejtësi prej 180 km/h.
Në rrjetet sociale është publikuar një video që tregon se si era “merr me vete” kulmin e shkollës së mesme të Zhupanjës.
Zëri i Sllavonisë raporton se njësitë e qarqeve të tjera me shumë gjasa do t’u vijnë në ndihmë banorëve të Zhupanjës, për të riparuar sa më shpejt dëmtimet në çati sepse është paralajmëruar sërish reshje shiu.
Komandanti i zjarrfikësve të qytetit të Zhupanjës, Vlladimir Balentoviq, tha se zjarrfikësit kanë marrë rreth njëqind thirrje nga qytetarët në një kohë të shkurtër.
Balentoviq tha mbrëmë se po i rregullojnë thirrjet sipas prioriteteve dhe se do të jenë në terren gjatë gjithë natës.
Burimi: GAZETA.MK