Erdoğan thotë se Türkiye pret hapa konkretë nga vendet mike kundër terrorizmit

Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, tha se vendi i tij pret “hapa konkretë” nga vendet mike kundër terrorizmit, raporton Anadolu.

“Ne duam të shohim hapa konkretë nga miqtë tanë së bashku me dënimin. Duhet të dihet se deklaratat që na qetësojnë dhe dënojnë terrorizmin nuk do të jenë shërim për plagët tona”, tha ai në ceremoninë e hapjes së qendrës së trajnimit të Këshillit të Shtetit.

Duke kujtuar se Türkiye ka “sakrifikuar” mijëra njerëz për terrorizmin, presidenti Erdoğan tha: “Ne me të vërtetë nuk mund ta kuptojmë qëndrimin tolerant të treguar ndaj vrasësve të etur për gjak”.

“Ne nuk mund t’i shpjegojmë vetes apo kombit tonë mungesën e ndonjë veprimi kundër liderëve terroristë, pavarësisht dosjeve plot me prova”, tha ai.

Të dielën, një sulmues vetëvrasës hodhi veten në erë para ndërtesës së Ministrisë së Brendshme në kryeqytetin turk, ndërsa një tjetër terrorist u vra nga forcat e sigurisë në hyrje. Dy policë kanë pësuar lëndime të lehta nga sulmi.

Ministria e Brendshme turke konfirmoi lidhjet e sulmuesve me grupin terrorist PKK.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 35-vjeçare kundër Türkiyes, PKK, e listuar si një organizatë terroriste nga Türkiye, SHBA-ja dhe BE-ja, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e mbi 40 mijë njerëzve, duke përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja.





Story i mëparshëm

Bullgaria ndaloi hyrjen e automjeteve me targa ruse

Story i radhës

Gërdeci/ Shkëlzen Berisha do dëshmojë në gjyq, Zamira Durda: Nuk ka pasur funksion publik

Të fundit nga