Erdoğan takohet me Sekretarin e NATO-s, Stoltenberg në New York

1 minut lexim

Presidenti i Türkiye-s, Recep Tayyip Erdoğan njoftoi se me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg kanë biseduar për çështjet rajonale dhe globale, transmeton Anadolu.

“Me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg u takuam në kuadër të Asamblesë së 78-të të Përgjithshme të OKB-së. Biseduam për çështjet rajonale dhe globale. Ashtu si gjithmonë do të vazhdojmë të jemi një nga vendet që ofron mbështetjen më aktive ndaj misioneve të NATO-s”, theksoi Erdoğan në një deklaratë nga llogaria e tij në median sociale, pas takimit të zhvilluar me Stoltenbergun në Türkevi (Shtëpinë Turke) në New York.

Në takim ishin të pranishëm edhe ministri i Jashtëm, Hakan Fidan, ministri i Industrisë dhe Teknologjisë, Mehmet Fatih Kacır, kreu i Inteligjencës turke MIT, İbrahim Kalın dhe kryekëshilltari i presidentit për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Akif Çağatay Kılıç.





Story i mëparshëm

Zelensky viziton ushtarët ukrainas të plagosur që po trajtohen në Nju Jork

Story i radhës

Maqedonia e Veriut vendos marrëdhënie diplomatike me Afrikën e Jugut

Të fundit nga