Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan u takua me princin e kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman në kryeqytetin e Indisë, New Delhi, në të cilin ndodhet për Samitin e 18-të të Liderëve të G20, raporton Anadolu.
Presidenti Erdoğan u takua me princin e kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman në kuadër të samitit që mbahet në Qendrën Ndërkombëtare të Panaireve dhe Kongreseve “Bharat Mandapam”.
Në takim krahas marrëdhënieve dypalëshe Türkiye-Arabi Saudite u diskutuan edhe çështjet rajonale dhe globale.
Në takim ishin të pranishëm edhe ministri i Jashtëm, Hakan Fidan, kreu i Inteligjencës turke MIT, İbrahim Kalın, kreu i Komunikimeve të Presidencës, Fahrettin Altun, kryekëshilltari i presidentit për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Akif Çağatay Kılıç dhe kryekëshilltari i presidentit, Sefer Turan.