erdogan serish semure presidenti turk kerkon ndihmen e nje mjeku izraelit 61eb230b23808

Erdogan sërish sëmurë? Presidenti turk kërkon ndihmën e një mjeku izraelit

January 21, 2022
1 minut lexim

Të tjera lajme kanë nisur të qarkullojnë lidhur me shëndetin e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan.

Kohët e fundit presidenti ka marrë këshilla mjekësore nga një mjek izraelit, sipas faqes së internetit Ynet. Mjeku në fjalë është profesor Itzhak Shapira, zëvendësdrejtor i përgjithshëm i Qendrës Mjekësore Sourasky në Tel Aviv. Shapira këshillon liderët botërorë për çështjet dhe trajtimet mjekësore.

Lëvizja e presidentit turk ka ndezur sërish zëra për shëndetin e tij dhe se mund të ketë probleme me zemrën, megjithatë nuk ka asnjë informacion zyrtar për të mbështetur këtë spekulim.

Thashethemet për shëndetin e Erdoganit shpërthejnë nga imazhet që dalin herë pas here, që tregojnë se ai ka vështirësi edhe të ecë. Megjithatë, Presidenca ka mohuar informacionin dhe është përpjekur të bindë se Erdogani është i shëndetshëm.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

kontesti me rmv ne stojkov bullgaria eshte ne presion te madh 61eb22a843c67
Story i mëparshëm

Kontesti me RMV-në, Stojkov: Bullgaria është në presion të madh

nuk e shpetoi nga nominimi dagz tregon se a do e vazhdoje shoqerine me donaldin 61eb230fdca9e
Story i radhës

Nuk e shpëtoi nga nominimi, Dagz tregon se a do e vazhdojë shoqërinë me Donaldin?

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë