Nuk e shpëtoi nga nominimi, Dagz tregon se a do e vazhdojë shoqërinë me Donaldin?

Ish-banori i “Big Brother VIP” komentoi situatën e ndodhur brenda shtëpisë këtë javë.

Dagzi tha se do e vazhdojë shoqërinë kur Donaldi do dal nga shtëpia, megjithëse ai e nuk e shpëtoi nga nominimi dhe kështu u eliminua.

Teksa po qëndron në studion e “Big Brother VIP”, Dj komentoi ngjarjen e ndodhur derisa u shpreh se e kupton Donaldin por në të njëjtën kohë e mbështeti edhe mendimin e EinxheL, partneres së tij.

“Jemi bota të ndryshme me Donaldin, unë jam një person që kam ardh ta përjetoj dhe jetoj “Big Brother VIP” jo ta fitoj. Donaldi është një person që ka pranu se  është për lojë dhe unë pritshmëritë si kam pas të mëdha për aty. Por çka më pengon është se kanë fjalë të mira për secilin aty e në fund dalin ndryshe kur vjen puna e nominimit. Donaldi e don lojën dhe pikërisht natën e primet i thash Einxhel-it se nuk pres nga Donaldi dhe askush aty”.

I pyetur nga moderatorja, Arbana Osmani se a do e vazhdojë shoqërinë me Donaldin kur do dal nga shtëpia, Dagz tha “Po unë mund të kem miqësi edhe me Ilirin.  Aty brenda njerëzit jan të fokusuar më shumë në lojë kjo m’ka pengu por une s’jom i tillë”.

Ndryshe, BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 31 dhe 32 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Erdogan sërish sëmurë? Presidenti turk kërkon ndihmën e një mjeku izraelit

Story i radhës

Cenaj: Prishtina është klubi më i madh në Kosovë

Të fundit nga