Erdoğan-Raisi: Ndalimi i sulmeve të Izraelit në Gaza do të promovonte paqen në rajon dhe botë

Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, në takimin me homologun e tij iranian, Ebrahim Raisi, ka deklaruar se ndalimi i sulmeve të Izraelit në Gaza, që vazhdojnë për më shumë se një muaj, do të promovonte paqen në rajon dhe nëpër botë, transmeton Anadolu.

Në takimin e zhvilluar në margjinat e samitit të Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik (ECO), që po mbahet në Tashkent të Uzbekistanit, dy liderët diskutuan krizën humanitare të shkaktuar nga sulmet në Gaza, hapat që mund të ndërmerren për të gjetur një zgjidhje, si dhe marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet rajonale.

Erdoğan tha se organizata ECO duhet të përpiqet të arrijë një zgjidhje të drejtë, duke shtuar se bota islame duhet të mbajë një qëndrim të përbashkët dhe të rrisë presionin ndaj Izraelit.

Ai po ashtu theksoi se Türkiye është e gatshme të zgjidhë çështjen duke marrë përgjegjësinë si garantuese.





Story i mëparshëm

Bashkimi Europian me plot kritika! Mariçiq sheh milionat e BE-së dhe fajëson VMRO-në

Story i radhës

Balluku: Shqipëria ka filluar procesin e negociatave në bazë merite

Të fundit nga