Presidenti i Türkiye-s, Recep Tayyip Erdoğan priti presidentin e Federatës Botërore të Futbollit (FIFA), Gianni Infantino i cili ndodhet në Istanbul për ndeshjen finale të Ligës së Kampionëve UEFA 2023, raporton Anadolu.
Pritja u zhvillua me dyer të mbyllura për mediat në ambientet e Zyrës shtetërore të pritjeve në Aeroportin Atatürk.
Në takim mësohet se Infantino i ka dhuruar presidentit Erdoğan një fanellë dhe shiritin e kapitenit.
Sonte në stadiumin olimpik “Ataturk” të Istanbulit do të luhet finalja e Ligës së Kampionëve mes Manchester City-t dhe Interit me fillim në orën 21:00. Stadiumi Olimpik “Ataturk” ka kapacitet për 72 mijë tifozë.