Erdogan: Nëse është e nevojshme, Turqia do të ndajë rrugët me Bashkimin Evropian

September 16, 2023
1 minut lexim

Presidenti turk Tajip Erdogan këtë të shtunë nga Ankaraja, ka deklaruar se nëse është e nevojshme, mund të marrë një rrugë tjetër nga ajo e Bashkimit Evropian, kur u pyet për miratimin e fundit të raportit të Parlamentit Evropian për Turqinë.

Në një deklaratë për mediat para nisjes për në SHBA ai është shprehur se Bashkimi Evropian po bënte lëvizje për t’u distancuar nga Turqia.

“Nëse doni të dini qartë vlerësimin tim, Bashkimi Evropian po përpiqet të shkëputet nga Turqia. Në këtë periudhë kur Bashkimi Evropian po largohet nga Turqia, ne do të bëjmë vlerësimin tonë në lidhje me këto zhvillime dhe pas këtyre vlerësimeve mund të ndahemi me Bashkimin Evropian, nëse do të jetë e nevojshme”, ishte vendosja e tij.

Ndërkohë duke iu referuar pranimit të Suedisë në NATO, ai thase Suedia duhet të përmbushë detyrën e saj.

Pavarësisht se çfarë ndryshimesh ajo bën në kushtetutë apo ligj, nëse inkurajon terroristët të demonstrojnë, ajo po dështon në detyrën e saj. Atëherë premtimet që na janë bërë nuk mbahen.

Burimi: GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Sekuestrimi i inceneratorit të Tiranës, Braimllari: Veliaj nuk mund t’i shmanget përgjegjësisë penale. SPAK të reagojë!

Story i radhës

Juventus – Lazio “premtojnë” spektakël, formacionet zyrtare

Të fundit nga

ShkoLartë