erdogan fton putinin per vizite ne turqi ja cka i ka thene atij per konfliktin ne ukraine 61f1ba8b67649

Erdogan fton Putinin për vizitë në Turqi, ja çka i ka thënë atij për konfliktin në Ukrainë

January 26, 2022
1 minut lexim

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan njoftoi sot se kishte ftuar homologun e tij rus Vladimir Putin të vizitojë vendin e tij.

“Ne e kemi ftuar Putinin në vendin tonë. Ne duam të ndërmarrim hapa për të organizuar takimin tonë dypalësh”, tha Erdogan për NTV.

Erdogan shtoi se ka në plan të diskutojë marrëdhëniet mes dy vendeve me presidentin rus.

Ai tha gjithashtu se kishte nevojë për një dialog gjithëpërfshirës që do t’i përgjigjej disa frikës ruse në lidhje me sigurinë, raportoi Reuters.

Agjencia shton se lideri turk tha se nuk do të ishte e mençur që Rusia të fillonte një konflikt ushtarak në Ukrainë dhe se në atë rast, Turqia do të bënte atë që është e nevojshme si anëtare e NATO-s.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

krimet dhe vrasjet me motive politike i demtuan rende idealet patriotizmin dhe luften tone clirimtare 61f1ba8817d95
Story i mëparshëm

Krimet dhe vrasjet me motive politike i dëmtuan rëndë idealet, patriotizmin dhe luftën tonë çlirimtare

studimi palestrat vendet me rrezikun me te larte te infektimit me koronavirus 61f1ba93c72f2
Story i radhës

Studimi: Palestrat, vendet me rrezikun më të lartë të infektimit me koronavirus

Të fundit nga

Pse India sulmoi Pakistanin?

Sulmet e Indisë ndaj Pakistanit vijnë si hakmarrje ndaj një sulmi militant që vrau të paktën 26 persona, kryesisht turistë, në qytetin turistik piktoresk të Pahalgam në Kashmirin e administruar nga India
ShkoLartë