Erdoğan: Ata që duan të kthejnë Türkiye-n në kohët e vjetra, le ta dinë, nuk do t’ia arrijnë

Presidenti i Türkiye-s, Recep Tayyip Erdoğan sot deklaroi se ata që po përpiqen ta kthejnë Türkiye-n në kohët e vjetra, duke dërguar organizata terroriste në këtë vend, duhet ta dinë se ky skenar nuk do të kalojë, raporton Anadolu Agency (AA).

Erodğan foli sot përmes video-konferencës në ceremoninë e hapjes së komunikimit rrugor në zonën e qytetit turk të Bitlisit.

Me këtë rast ai tha se tani e tutje në agjendë të qytetit të Bitlisit, por edhe të gjithë Türkiye-s, janë tema si zhvillimi i prodhimit, rritja e punësimit dhe rritja e prosperitetit.

“Edhe pse disa po përpiqen të kthejnë kohët e vjetra duke provokuar kufijtë tanë, duke na dërguar organizata terroriste, le ta dinë se ky skenar nuk do të kalojë më”, tha Erdoğan, duke shtuar:

“Jemi të vendosur ta çojmë vendin tonë, të cilin e kemi zhvilluar përmes investimeve, punësimit, prodhimit dhe eksportit, së bashku me arritjet politike, diplomatike dhe të sigurisë, në majën e ‘Shekullit të Türkiye-s'”, tha ai.





Story i mëparshëm

Mijëra fëmijë ukrainas janë deportuar me forcë në Rusi

Story i radhës

Dhjetëra izraelitë hyjnë në Al-Aksa për të shënuar festën hebraike Hanukkah

Të fundit nga